Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Berisha: Pa votën e forumeve dhe anëtarësisë, çdo vendim i Bashës është zero

Berisha: Pa votën e forumeve dhe anëtarësisë, çdo vendim i Bashës është zero

18:53, 06/10/2021
A+ Aa A-

"Vendimi dhe mendimi yt është zero n.q.s nuk kalon në votën e forumeve dhe votën e anëtarësisë së partisë". 

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Berisha akuzon Bashën se shpërfilli forumet dhe strukturat e PD, ndërsa shtoi se çdo vendim që anashkalon votën e anëtarësisë, është i pavlefshëm. 

"Pas 30 vitesh ky peng na thotë se nuk kemi punë me votën. Sepse them unë, thotë dhe PD sipas tij nuk ka forume, nuk ka anëtarësi, nuk ka statut, nuk ka votë. Faktikisht ky mendon, apo urdhërohet të ekzekutojë plularizimin, por kjo kurrë nuk do të ndodhë, sepse jemi këtu. Vendosa unë, thotë. Zotëri ti mund të mendosh dhe propozosh çfarëdo që dëshiron, por vendimi dhe mendimi yt është zero n.q.s nuk kalon në votën e forumeve dhe votën e anëtarësisë së partisë. Dhe nëse ai dhunon statutin, dhunon sovranitetin e partisë. Misioni ynë ccfarë është, ccfarë është kjo foltore, pse ne mblidhemi, pse kjo foltore ka ngjallur kaq shumë shpresë, sepse ne s'po bëjmë asgjë tjetër, por t'i rikthejmë PD-së sovranitetin dhe demokracinë e saj, pa të cilat ajo është e destinuar të vdesë. Sovraniteti është shtylla më jetike që një forcë politike të vijë në pushtet", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco