Aktori që imiton Ramën protestë kundër rritjes së çmimeve: Nuk hamë të gjithë te Nusreti

Aktori që imiton Ramën protestë kundër rritjes së çmimeve: Nuk hamë të gjithë te Nusreti

18:34, 06/10/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, që imiton edhe kryeministrin Edi Rama, ka qenë sot në protestë përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve në vend.

Binaj theksoi se qytetarët shqiptarë po përjetojnë mbi kurriz vetëm rritje çmimesh, që janë shpesh herë të papërballueshme në raport me pagat që marrin.

Ai shtoi se nuk hanë të gjithë te Nusreti, siç edhe bëjnë shumë qeveritarë.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco