Lajmi i fundit

Gazeta e njohur e Brukselit: Intervistë me kryetarin e PD-së Sali Berisha, liderin politik të fundit të burgosur të Europës

‘Do i mbahen 70 mijë secilit”, deputetja e PD-së: Mësuesit e Belshit nesër ngrihen në protestë

‘Do i mbahen 70 mijë secilit”, deputetja e PD-së: Mësuesit e Belshit nesër ngrihen në protestë

16:44, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ndërsa qeveria flet për suksese e reforma në arsim, në fakt nuk ka fonde që të paguajë as mësuesit aktualë.

Mësuesit në Belsh kanë pasur probleme me pagat dhe për këtë, ata kanë paralajmëruar protesta masive. Një gjë të tillë e bën me dije deputetja e PD-së Zheni Gjergji.

Thirrja e mësuesve të Belshit:

Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:
– Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet
– Kjo ZVAP ka pa likujduar muaj paratë e transportit për çdo mësues
Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejten e tyre,të pagës.
Do të protesojnë për dinjitetin e tyre.
Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.
Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale!
Qeveria që duam!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco