Merkel refuzon të caktojë datë për pranimin e Ballkanit në BE: Asnjë vend si ka përmbushur kushtet

Merkel refuzon të caktojë datë për pranimin e Ballkanit në BE: Asnjë vend si ka përmbushur kushtet

15:30, 06/10/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

‘Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet’, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni.

Sipas saj caktimi i një afati do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve.

Në konferencën për shtyp, kancelarja gjermane theksoi gjithashtu se deri më tani nuk mund të ketë ndonjë pranim, sepse asnjë vend nuk ka plotësuar kushtet. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t06/10/2021 16:09

A ka burre nane ti mbushii mendjen ketij kryehajduti e kryemashrusi qe qeveris shqiperine se nuk ka kryer asnje kusht nga ato qe i jane caktuar.

Shto koment

Denonco