Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Fuga mbështet protestën për rritjen e çmimeve: Kriza është e rrënjosur...

Fuga mbështet protestën për rritjen e çmimeve: Kriza është e rrënjosur...

14:39, 06/10/2021
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga mbështet protestën e organizuar pasditen e sotme që do të mbahet te Kryeministria, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Në një lidhje për “Abc Live” me Juli Xhokaxhi, Fuga u ndal ndër të tjera edhe tek debati se shqiptarët nuk ngrihen në protesta për shqetësimet e tyre. Profesori mendon ndryshe. Sipas tij, shqiptarëve ju kanë mungur gjithnjë mekanizmat për të reaguar. “Nuk është e vërtetë. Më thuaj një popull që ngrihet. Qytetarëve shqiptarë gjithnjë u kanë munguar mekanizmat për të reaguar,” u shpreh Fuga.

Më tej akademiku thotë se shpreson që nga protesta e sotme të arrihen diçka. fuga thekson se kriza është strukturore dhe e rrënjosur në shoqërinë shqiptare.

“Përshëndes këtë nismë. Desha ta mbyllja me një shembull sepse nuk dua të flas shumë për të mos dhënë asnjë ndihmë atyre që si duan protesta. Kur studentët bënë protestë unë habitesha sepse kryeministri për qëllimet  e veta thoshte eja diskutojmë dhe nuk doli asnjë që jemi ne përfaqësuesit. Unë ju thoja studentëve që nuk shkon kështu: kush i ka bërë këto pika? Nuk dilte asnjë. Dhe pastaj jemi sot më keq. Jam dakord me atë që tha edhe Sejko dhe Meksi që gjendja është kjo, ka shkuar atje ku nuk mban. Mbase ndonjë ditë duhet të diskutojmë pse kjo konjukturë ekonomike tani në Shqipëri. kam dëgjuar ekonomistët që thonë të nxjerrim nga buxheti ca para. Ka zgjidhje që janë strukturore. Kriza është strukturore është e rrënjosur në shoqërinë shqiptare. Unë uroj që nganjëherë këto situata njeriu shkon atje dhe thotë po shkoj për veten time dhe nga një njeri modest…ndonjëherë përgjegjësia vjen dhe nxjerr lidera,” u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana06/10/2021 15:27

.....po more po , edhe une e mbeshtes protesten e Tiranes nga Parisi ne France .....????!!!!

Shto koment

Denonco