VIDEO-SYRI TV/ Protesta përpara kryeministrisë, PD përgënjeshtron Ambasadën e SHBA: Nuk e organizojmë ne

VIDEO-SYRI TV/ Protesta përpara kryeministrisë, PD përgënjeshtron Ambasadën e SHBA: Nuk e organizojmë ne

13:57, 06/10/2021
A+ Aa A-

Në orën 17: 00 Shoqëria Civile proteston para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Por kjo protestë ka sjell një situatë të pazakontë në Ambasadën e SHBA, e cila njoftoi se tubimi organizohej nga PD. SYRI TV kontaktoi me Selinë Blu, e cila përgënjeshtroi ambasadën duke deklaruar se nuk janë ata organizator të protestës. Pas lajmit, reagon ambasada e cila ndoshoi njoftimin duke shmangur Partinë Demokratike si organizatore.

Nga SYRI TV

Protestën e organizuar nga Shoqëria Civile para kryeministrisë, Ambasada m SHBA në Tiranë ia ka atribuuar Partisë Demokratike si organizatore. Në një njoftim të shpërndarë në faqen e saj Ambsada shkruan se një protestë e Partisë Demokratike organizohet para kryeministrisë, duke I bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonat ku do të mbahet ky tubim.

NJOFTIMI I AMBASADËS SË SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë në zyrën e Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

Fill pas këtij njoftimi SYRI TV ka kontaktuar me Selinë Blu, të cilët përgënjeshtruar njoftimin e ambasadës së janë ata organizatorët e protestës. ‘Nuk jemi ne organizatorët e Protestës. Me sa jemi në dijeni protestën e organizon Adriatik Lapaj e të tjerë nga shoqëria Civile, nga ne mund të marrin pjesë deputetët, por jo organizator’- bën me Partia Demokratike.

NJOFTIMI I DYTE U AMBASADËS SË SHBA 
Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite në zyrën e Kryeministrit. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. 

Ndërkohë SYRI TV  ka kontaktuar edhe me organizatorët e protestës, që janë Adriatik Lapaj dhe anëtarë të tjerë të Shoqërisë Civile. Si Lapaj ashtu edhe organizatorë të tjerë shprehen se kjo protestë është e organizuar nga ata nëpërmjet iniciativave dhe thirrjeve në rrjetet sociale dhe nuk ka asnjë prapavijë politike apo të jetë e organizuar nga opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi06/10/2021 15:32

Jo,jo,jo nuk eshte Shaqo Bregu nga ata,Jemi P D e Lule shkerdhates nuk bejm protesta.Mose u shqetso e dashura Kimete ,nuk ta ngacmojm Edvin Drogen.Turp,turp,turp per Ambasaden Amerikan i ra kallaj krejte .

Xufe06/10/2021 15:22

Me këtë që bëri sot Yuri Kim ju shtua edhe një stacion televiziv ertv qeverisë Rama,turp i madh për të në vend që të mbështesë protestat qytetare si armën e vetme të demokracisë që ka në dorë populli i frikëson njerëzit me dezinformata. Nuk e kuptoj çfar të keqe ka edhe sikur t'a organizonte PD protestën sepse nuk është parti fashiste ,ç'është kjo fobi ndaj PD dhe dashamirësi ndaj PS vazhduese e PPSH ,vetëm emrin ka ndryshuar. Yuri Kim po na kthen në diktaturë dhe po detyron largimin e rinisë nga vendi me mbështetjen që po i jep qeverisë së Ramës.

Pro liris dhe demokracis06/10/2021 14:48

Opo ku e merr rrogën rruga e Elbasanit, aty apo tek banka e shtetit shqiptar? Ç'është kjo antipati ndaj PD, ndonëse kjo e fundit është në vorbullën e formatimit. A nuk e ndjejnë aromën e keqe të korrupsionit, të menaxhimit kaotik të vendit tonë, të shkarkimeve me dorëheqje të eunukëve, të ngarkimeve të lubive deri në k/ministri dhe pa formimin e duhur, të mandateve ogurzeza për shpërthime çmimesh? E me këto të fundit të merren po patën këllqe dhe po qe se ai lejon statusi. Pro lirisë dhe demokracisë dhe jo pro rrrrugës Elbasani se ajo veç e tillë është dhe jo White House. I lutem rrugës të mos ma nxijë rrezatimin e White House nga e cila ne ndriçohemi dhe frymëzohemi. Qytetarët amerikanë janë tanët nëse do ndodhen.

Edi06/10/2021 14:04

Bravo Ambasada e Amerikes po zevendeson krahun e mediave mashtruese qe i sherbejne Editt.

Shto koment

Denonco