Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Kriza e madhe/ Ahmetaj si Rama: Po vjen nga bota, për masat presim kryeministrin!

Kriza e madhe/ Ahmetaj si Rama: Po vjen nga bota, për masat presim kryeministrin!

13:40, 06/10/2021
A+ Aa A-

Edhe në këtë mbledhje të radhës  së qeverisë, shqiptarët nuk mësuan nëse ajo ka një plan për ti mbrojtur nga kriza e madhe energjetike, që paralajmëroi kryeministri Edi Rama këtë të diel.

Ka qenë Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, i cili pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, foli për këtë temë, por pa përmendur asnjë masë konkrete që do të merret në këtë situatë.

Ahmetaj tha se kryeministri Edi Rama ka krijuar një grup ndër-instituacional që po menaxhon dhe monitoron situatën për krizën energjetike, por si dhe cilat do të jenë ndërhyrjet e qeverisë, ai nuk i tha as sot.

Njësoj si Rama edhe Ahmetaj u morr me shkaqet gjeo-politike, duke thënë se kriza vjen për vetë shkak të faktorëve në tregun global.

Për sa i përket detyrës së tyre për përballimin e efektetve të krizës në ekonominë e shqiptarëve, Zv.kryeministri deklaroi vetëm se brenda javës, Rama do të shpalosë edhe masat e reja.

‘Kam bërë një informacion mbi kabinetin për situatën e krizës energjetike. Situata energjitike është konseguencë e krizën globale. Ne fatmirësisht kemi zgjedhur 30 vite më parë të jemi në një ekonomi tregu. E keni dëgjuar, lexuar, se çfarë është duke ndodhur në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike.

Një kombinim tërësor faktorësh, që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji, për shkak të sjelljes së Rusisë, apo të furnizimit të energjisë. Çmimet lëvizin ditë për ditë. Sot Spanja e ka 260 euro, Gjermania e njëjta gjë.

Ndërsa një pjesë e mirë e vendeve  kanë transferuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup që e drejton vetë për të menaxhuar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Do t’i referohem asaj që ka thënë para disa ditësh që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe brigjet e Shqipërisë.

Por jemi të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Dua ta ndaj këtë me qytetarët, shumë shpejt brenda javës kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e qytetarëve. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin nga kriza energjetike dhe rritja e kostove,’ tha Ahmetaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco