Si u 'fik kandili' i Ardi Veliut/ E shkarkoi Rama, Çuçi nuk ishte në dijeni

Si u 'fik kandili' i Ardi Veliut/ E shkarkoi Rama, Çuçi nuk ishte në dijeni

13:30, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij pas përfundimit të mbledhjes në kryeministri ka folur rreth dorëheqjes së Ardi Veliut dhe emërimit në krye të policisë së Shtetit të Gledis Nanos.

Veliu tha se ka vlerësim maksimal për punën e Ardi Veliut, edhe pse një ditë më parë u shpreh se ai do shkarkohej 'kur t’i mbaronte kandili'. Lidhur me këtë deklaratë, Çuçi u shfajësua duke thënë se është keqkuptuar pasi ishte një retorikë e përdorur vetëm me opozitën në Komisionin e Sigurisë.

Por historia duket ndryshe dhe Çuçi realisht nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Shkarkimi i Ardit Veliut ishte lajmëruar që në fund të gushtit nga Kryeministri Rama, ndërsa dita e saktë nuk dihej. Madje edhe në Ministrinë e Brendshme prisnin dita-ditës kur do të bëhej shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm.

Burime nga qeveria thanë për gazetën Panorama se Veliu ka qenë në zyrën e Kryeministrit Rama paraditen e djeshme, ndërsa teksti i dorëheqjes ka dalë disa orë pas këtij takimi.

Madje edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk ka qenë në dijeni të shkarkimit të tij dhe kjo u duk nga përgjigjja figurative që ai dha në Parlament i pyetur nga deputetët e opozitës. Deputeti i PD-së Luan Baçi pyeti ministrin Çuçi nëse është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Përgjigja e Çuçit tregonte se nuk kishte dijeni. “Do ta merrni vesh në momentin e duhur. Kur t’i mbarojë kandili”, u shpreh Çuçi pa e ditur se kandili i Ardi Veliut kishte ngelur pa vaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco