Protesta e shoqërisë civile/ Ambasada e SHBA: E bën PD, tregoni kujdes

Protesta e shoqërisë civile/ Ambasada e SHBA: E bën PD, tregoni kujdes

12:43, 06/10/2021
A+ Aa A-

Sot në orën 17:00 është paralajmëruar një protestë qytetare përpara kryeministrisë. Shkak është bërë rritja e çmimit të bukës, karburanteve dhe rritja e pritshme e çmimit të dritave.

Protesta është paralajmëruar si një lëvizje e shoqërisë civile dhe ishte organizuar në rrjetet sociale.

Por ambasada amerikane në një njoftim të saj thekson se protesta organizohet nga Partia Demokratike. Sipas saj, protesta bëhet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike,

Ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që të bëjnë kujdes pasi protesta mund të vendoset në pika të ndryshme të qytetit.

Për çdo situatë, ambasada lajmëron se duhen ndjekur udhëzimet e autoriteteve dhe njoftimet e medieve vendase.

Ndërkohë shumë qytetarë kanë shprehur zemërim me këtë deformim që i ka bërë ambasada objektivit të protestës dhe autorëve të saj. Sipas tyre, kjo ishte një protestë qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Spektatori06/10/2021 16:50

Turp

Daj Jaku06/10/2021 16:12

Soros & CO e kthyen botën nga përpjekjet për demokraci në shinat që çojnë në neokomunizëm. USA po bëhet shtëpia e rilindjes së neodiktaturave komuniste, më të llahtarëshme se sa të vjetrave, sepse globale dhe të kontrolluara nga multimiliarderët (oligarkia financiare e mediatike). Zoti na shpëtoftë sepse nga tufat e dhenve nuk kam besim. E bënë Amerikën si ujët që shpëlanë haletë. Një ambasadore kaq të mjerë e kaq të dhjerë nuk ka bërë vaki ndonjëherë as në shtetet e bashkësisë primitive.

lushingabarbullushi06/10/2021 13:58

Keta drejtues te ambasades Amerikane po shkatrrojne Shqiperin! Me deklerata jo te verteta. E ne shqiptaret e shkrete themi qe Ambasadat din me shum se neve.

Leonsio06/10/2021 13:56

Ky eshte mashtrim i Amb. USA , spese PD me L. Bashen ne krye nuk ka dhe nuk do kete fuqi dhe deshire per proteste ndaj kesaj qeverie te korruptuar ...

Gjergji06/10/2021 13:34

Ambasadorja Kim do ta quaje te mbyllur misionin e saj kur te arrije objektivin qe te gjithe shqiptaret te mos duan ta shohin me sy ameriken. Siç po punon, do ta arrije shume shpejt objektivin.

Messi 06/10/2021 13:23

Ambasada Amerikane, i hoqi breket fare! Kaq hapur eshte ku therret qameti!

Landi06/10/2021 13:12

Jam shume i paqarte Organizohet apo jo nga partite Ku eshte problemi dhe pse ???!!! Pra kjo e ka hallin ke PD ??!! Ose paska shkalluar ose me mision shkaterrimtar

XxxL 06/10/2021 13:12

Ky deformim I qëllimshëm apo i paqëllimshme qoftë tregon se Ambasada "Rruga Elbasanit" është kthyer në zyrë partiake të Ripjelljes. Turp degradim për Kim-et që drejtojnë atë aktualisht.

XxxL 06/10/2021 13:02

Ky deformim I qëllimshëm apo i paqëllimshme qoftë tregon se Ambasada "Rruga Elbasanit" është kthyer në zyrë partiake të Ripjelljes. Turp degradim për Kim-et që drejtojnë atë aktualisht.

altini06/10/2021 12:52

Ambasada e ka drejt. Do e ketë njoftuar Luli ambasadën. Apo e ka njoftuar ambasada Lulin që të organizojë protestën? Ndoshta për të zbehur foltoren e Berishës.

Shto koment

Denonco