Manastirliu del bllof/ Vetëm 28 % e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht

Manastirliu del bllof/ Vetëm 28 % e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht

10:02, 06/10/2021
A+ Aa A-

Dy komisionet, ai i Shëndetësisë dhe ai i Ligjeve, miratuan në mënyrë unanime shtesën e kontratës mes qeverisë dhe “Pfizer” për 500 mijë doza vaksine që do të mbërrijnë në Shqipëri deri në fund të vitit.

Por debati mes deputetëve të opozitës me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nxori në pah se përqindja reale e popullatës totale e vaksinuar në vendin tonë është e ulët.

Ministrja Manastirliu, në relatimin para deputetëve të komisioneve përkatëse, u shpreh se përqindja e popullatës së vaksinuar në vendin tonë është e lartë, duke u renditur në pozicione të larta në krahasim me rajonin.

Sipas ministres, mbi 36% e popullatës shqiptare është vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 44% me një dozë. Por ndërhyrja e deputetes Vokshi fillimisht në Komisionin e Shëndetësisë dhe e deputetit Bardhi dhe Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve zbuluan se kishte një ndryshim në leximin e statistikave.

Në shifrat që merrte ministrja e Shëndetësisë për të nxjerrë përqindjen reale të popullatës së vaksinuar nuk ishte popullsia reale e vendit, por ata mbi 18 vjeç.

Ndërkohë, sipas standardeve që përllogaritet përqindja e vaksinimit edhe në vendet e tjera të rajonit apo të BE-së, merret si referencë për të nxjerrë përqindjen numri total i popullatës së vendit. Dhe diferenca është se në Shqipëri nuk është vaksinuar 36% e popullatës me dy doza, por vetëm 28%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco