Rama: Çmimet nuk do të ulen, shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë

Rama: Çmimet nuk do të ulen, shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë

09:21, 06/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, teksa replikon me ndjekësit në rrjetet sociale, legjitimon rritjen e çmimeve, duke thënë se kjo është një tendencë globale, të cilës nuk mund ti shpëtojë as vendi ynë. Rama shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta, edhe pse dihen nivelet e varfërisë në vendin tonë.

Komentuesi 1: Përmirësoni punësimin se ne të thjeshtëve na kërkoni portalin. Atyre që kanë miq nëpër bashki, nëpër arsim s’ka nevojë portali.

Rama: Nuk futet në arsim pa portal askush dhe bashkitë s’kanë lidhje me punësimet në arsim!

Komentuesi 2: Boll mor burrë, boll! Ti po i bën hallall, por ditë për ditë ky avaz. Mërziten njerëzit që nuk kanë bukë në shtëpi, dhe më beso që ka shumë. Shiko detajet tani, ju ka ardhur koha. Kuptomë!

Rama: Për cilin avaz e ke fjalën i dashur Leon dhe sa për bukën, shqiptarëve buka nuk u ka munguar as në kohët më të zymta të historisë së tyre, kështu që ndjesë po komunikimi me njerëzit është detyre e imja dhe nuk quhet avaz, po quhet bashkëjetesë demokratike!

Komentuesi 3: Rritja e çmimeve, ku do shkojmë ne pensionistët, në varr… shkoftë gjithë politika e hajdutëve…

Rama: Çmimet nuk kanë lidhje me politikën po me tregun e lirë sepse nuk jemi në komunizëm kur çmimet i vendoste shteti, dhe kur çmimet rriten kudo në të gjithë planetin, nuk ka se si të ulen në Shqipëri, jo se s’do politika, po se ky është sistemi i ekonomisë së tregut!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/10/2021 12:43

Shko ndë halet e sat ëme e tyt eti o demagog i inflacionuar tërësisht. Vidh buxhetin dhe ble e vidh vota njerëzve që i ke katandisur në mjerim duke i zvetënuar tërësisht nga karakteri dhe shpërnda qoka e privilegje për bandën tënde qeverisëse që shtohet me ritme katastrofike për financat e shtetit, por të lutem mos fol për treg, për ekonomi, për filozofi e të tilla makllada bojaxhiu, ti që edhe ministrat i ke derra injorantë personazhe Orwellianë. Ti që edhe ministrin e ekonomisë e ke vënë të pa shkollë . Pastaj fyen varfërinë me bukën e gojës mbasi je ti që i ke katandisur në atë derexhe ekonomikee morale. O armiku më i poshtër i kombit në gjithë historinë e egzistencës së tij. Dhe gjithçka vetëm për të mbledhur pasuri të vjedhura nga varfërimi i popullit, për tu futur në “elitën” e multimiliarderëve të Globit që plazmojnë Botën, ti që nuk ke punuar as edhe një ditë të vetme në jetën tënde. Asnjë qeveritar diktator hajdut në histori nuk i ka gëzuar paratë e vjedhura. Mos ëndërro se do shpëtosh ti nga ferri që të pret.

Shto koment

Denonco