Ymeri: Kurti ka shkelur shumë premtime, po kthehemi në dialog në nivelet e viteve më parë

Ymeri: Kurti ka shkelur shumë premtime, po kthehemi në dialog në nivelet e viteve më parë

22:29, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, foli për punën që po bën qeveria e Albin Kurtit.

Ymeri thekson se Kurti ka shkelur shumë premtime, duke shtuar se po ashtu qeveria është kthyer në dialogun me Serbinë, siç ishte në nivelet më parë.

“Vetëvendosje e shet sikur marrëveshja është arritje. Nuk është kështu. Zbatimi është arritje, jo marrëveshja për targat, sepse ajo ka qenë aty që në vitin 2016. Kurti ka shkelur shumë premtime të dhëna. Me qeverinë Kurti po kthehemi në dialogun që kemi pasur deri më 2011.

Kurti nuk ka mbajtur shumë premtime që ka dhënë kur ka qenë në opozitë. Është mirë se për Prishtinën janë katër candidate për kryetar. Gara në Prishtinë këtë herë është mes partive politike e kjo e bën garën shumë interesante. Duhet që marrëdhëniet Tiranë – Prishtinë të mos varen nga raportet personale mes liderëve, por të jenë për të mirën e kombit shqiptar”, u shpreh Ymeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco