Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli: As sot Shqipëria s'është e lirë, dashuria për SHBA s'duhet të jetë pa kushte

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli: As sot Shqipëria s'është e lirë, dashuria për SHBA s'duhet të jetë pa kushte

21:30, 05/10/2021
A+ Aa A-

Frank Shkreli, ish-drejtor i seksionit në shqip të Zërit të Amerikës tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv tha se Shqipëria edhe sot e kësaj dite, 31 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial, nuk është një vend i lirë. 

Sa kohë nuk ka demokraci brenda partive, shton Shkreli, edhe i gjithë vendi do të vuajë mungesën e saj. "Shqipëria sot është më mirë se gjatë regjimit të Enverit, por larg asaj që duam ne", thotë Frank Shkreli. 

Frank Shkreli ka një këshillë për shqiptarët, të mos e dashurojnë pa kushte Amerikën, pasi sipas tij as SHBA-të nuk janë të përsosura në aspektin e zhvillimit të vlerave demokratike. 

"As dashuria për Amerikën, unë jam amerikan prej 50 vitesh, nuk duhet të jetë e pa kushte e tillë që të bëjë ç'të dojë, të trajtojë si të dojë njerëzit e posaçëm në parti të ndryshme, se as Amerika nuk është e përsosur, por është në zhvillim të vlerave demokratike. Ju e dini që kanë ndodhur gjëra edhe këtu, por ama pas një krize çohen në këmbë, dalin njerëz të rinj, mendime të reja. Çelësi për Shqipërinë, duke ndjekur politikën shqiptare, nqs nuk ke demokraci brenda në parti, nuk do të ketë demokraci as në vend. Janë bërë 30 vjet tani, shpresa jonë për 30 vjet më parë, ne ishim në Shqipëri një grup në mars 91, nuk kishte demokraci, por ne prisnim demokracinë. Këtu në Amerikë emigracioni i vjetër vazhdimisht thoshte, kur mblidheshin për 28 nëntorin: "Mirëupafshim në Shqipërinë e lirë". As sot nuk e kemi Shqipërinë e lirë. Është më mirë seç ishte në regjimin e Enver Hoxhës, por jo Shqipërinë si vërtetë e duam shumica jonë", tha Shkreli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco