Manjani: Duan të rrjepin për të mbuluar vjedhjet, panikun Rama e ka stil qeverisës

Manjani: Duan të rrjepin për të mbuluar vjedhjet, panikun Rama e ka stil qeverisës

21:09, 05/10/2021
A+ Aa A-

"Duan të rrjepin për të mbuluar vjedhjet, panikun Rama e ka stil qeverisës".

Kështu u shpreh ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në A-Show, në Syri Tv, duke iu referua rrritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe rritjes së çmimit të pritshëm të energjisë elektrike.  

Manjani thotë se rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve dhe taksapaguesve, bëhet për të mbuluar vjedhjet që i shkaktohen kompanive publike të energjisë. Sipas tij, Rama përhapi panik qëllimisht, pasi një gjë të tillë e ka stil qeverisje.

"Ku shkoi ajo superfuqi energjetike që flitet prej kaq vitesh? Po TAP, gazi që vjen nga Azerbajxhani, po HEC-et në çdo lumë, ku janë? Ky është një vend me diell, është bërë një ligj për ato peanelet diellore që kushdo mund tëvendosë panele në shtëpi tarracat e palleteve që të prodhojnë energji, pse nuk e zbatojnë këtë ligj? Pse Shqipëria mbetet një vend që importon energji dhe nuk eksporton? Kush mban llogari për këtë dështim?

E dyta, kompanitë publike që merren me energjinë në Shqipëri janë në gropë financiare, ato vidhen, lexoni raportet e KLSH. Përvecc se vidhen, detyrohen të blejnë energji me ccmim të rritur sepse gjenden në panik, në krizë përballë konsumatorit dhe sigurisht që kompania nuk ka lekë. Rrite çmimin por kush është para SPAK-ut? A jep kush llogari atje? Transparenca është zero, askush nuk e di sa blihet dhe sa shitet energjia, sa është humbja në rrjet. 

Duan të rrjepin për të mbuluar vjedhjet. Populli duhet ta dijë cca ka ndodhur me energjinë, pronën e tij publike, kush e vodhi? Krijohet një vorbull, një krizë e madhe do të ndodhë në Shqipëri, shkakton frikë, terror, panik, Rama e ka stil qeverisës. Erdhi me panik, krijoi emergjencë për plehrat, tre inceneratorë janë sot. Ky njeri nuk qeveris dot pa emergjencë, kurse oligarkët, nuk besoj te kjo historia me oligarkë, besoj se përgjegjës është qeveria. Shqiptarët nuk besojnë oligarkët, biznesmenët, ata votojnë qeverinë, qeveria duhet të japë llogari", tha Manjani. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco