Foltorja / Nishani: Do jem nesër në Gjirokastër, bashkë jemi fitimtarë

Foltorja / Nishani: Do jem nesër në Gjirokastër, bashkë jemi fitimtarë

20:07, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani ka lajmëruar se do të jetë i pranishëm në Foltoren e nesërme në Gjirokastër në orën 18:00.

“Të nderuar miq, nesër, e mërkurë 6 tetor, ora 18:00 do t’ju bashkohem demokratëve të Gjirokastrës në Foltoren e Z. Berisha!

Qyteti simbol i trashëgimisë dhe bukurisë sonë kulturore, jetë e mót ka qenë edhe simboli i patriotizmit dhe ndershmërisë njerëzore.

Të gjithë bashkë për t’u bërë më të fortë dhe fitimtarë”, shkruan Nishani.

Më herët, lideri historik demokrat, Sali Berisha njoftoi se ku do të mbahet Foltorja e Gjirokastrës.

“Nesër, ditën e mërkurë me datën 6 tetor në ora 18:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!” shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco