Rritje e çmimit të energjisë, Bozdo: Rama po tremb popullatën, po godet shtresat në nevojë

Rritje e çmimit të energjisë, Bozdo: Rama po tremb popullatën, po godet shtresat në nevojë

19:50, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ish-zëvendës ministri i Energjisë Enno Bozdo, në një intervistë në emisionin Ora 17 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për rritjen e çmimit të energjisë nga ana e qeverisë.

Bozdo thekson se Rama po tremb popullatën në lidhje me këtë që po bën, duke shtuar se po goditen më së shumti shtresat në nevojë.

“Rritja e çmimit të energjisë do godasë shtresat në nevojë. Rama po tremb popullatën. Rama futi në panik popullatën, e kjo ka ndodhur në kohën pas tërmetit dhe pandemisë. Rama po e bën këtë gjë, në emër të raporteve, sipas tij, ndërkombëtare. Ne paguajmë energji më shumë se çdo vend në rajon, përpos Malit të Zi, që ka tjetër standard jetese. Rama të jetë transparent me koncesionet.

Të bëjë transparencën njëherë e pastaj të bëjë këtë gjë që po bën. Shqipëria nuk operon me gaz. Sa i përket asaj që po ndodh në PD, mund të them se Partia Demokratike meriton lëvizje politike opozitare. Basha ka sjellë shterim tashmë për të sjellë PD-në në fitore. Kjo ka ndodhur edhe para se Berisha të ishte në këtë pozicion, shpallur pra non grata nga SHBA. PD është shkëputur fatkeqësisht nga shoqëria shqiptare. Uroj që Berisha të ndihmojë PD-në që të ngjizet sërish”, u shpreh Bozdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio05/10/2021 20:50

Fjalimi i K..... njesoj si Ylli Bufi ... turp dhe krim ne vitin 2021 ... rritja çmimeve vazhdon rritjen e pakontrolluar dhe pa llogjike ekonomike ...

Shto koment

Denonco