‘Narkodrejtori iku, por na bëri milionerë!’/ Mos e humbisni këtë VIDEO

‘Narkodrejtori iku, por na bëri milionerë!’/ Mos e humbisni këtë VIDEO

19:46, 05/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha, reagoi në mënyrë të veçantë pas largimit të Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Berisha, i cili e ka denoncuar vazhdimisht Veliun në rrjetin e tij social, postoi një video këtë herë.

Aty duket një polic teksa hedh lekët mbi kroskot. ‘Narkodrejtori na iku, por na bëri milionerë!!’ shkruan Berisha.

Veliu iku një ditë pasi një avion u rrëzua në Malësinë e Madhe, mes dyshimeve se transportonte drogë.

Ndërkohë më herët, Berisha postoi një tjetër denoncim të një avioni të vogël. “Narkoflota sot fluturoi mbi Hamallaj!” shkruan Berisha, teksa sjell edhe videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco