Basha: BE të asistojë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Basha: BE të asistojë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

18:51, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha i cili po merr pjesë në Saimitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, i ka kërkuar Bashkimit Europian që të punojë fort me synim arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. 

Sipas Bashës, kjo marrëveshje kryefjalë të saj duhet të ketë njohjen reciproke mes dy shteteve. 

Në të kundërt, argumenton Basha, e ardhja e rajonit është e pasigurt dhe gjithnjë e rrezikuar nga ndezja e konflikteve që mund të cenojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. 

"Vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit. Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.  

Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. 

Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë. Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në", u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco