Mbyllja e ‘Facebook’, Progni: E çuditshme mbajtja e kohës mbyllur, mund të jenë fshehur të dhëna

Mbyllja e ‘Facebook’, Progni: E çuditshme mbajtja e kohës mbyllur, mund të jenë fshehur të dhëna

17:48, 05/10/2021
A+ Aa A-

Uebmasteri Gentjan Progni, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për mbylljen e “Facebook” dhe rrjeteve të tjera sociale.

Progni theksoi se është e çuditshme mbajtja e kohës mbyllur e rrjeteve sociale, duke shtuar se mund të jenë fshehur të dhëna.

“Mbyllja mund të jetë për të fshehur të dhëna. Rënia për 6 orë, do të thotë se mbyllja mund të ketë qenë e qëllimshme. Mbyllja mund të lidhet edhe me Pandora Papers. Facebook ndikon edhe po të bjerë 10 minuta në jetën tonë. Mark Zuckerberg ka humbur shumë para, por ndoshta me këtë mbyllje ka fituar diçka që ai ka dashur.

“Facebook” po bën të kundërtën e asaj që thotë, lejon komentet raciste, lejon terrorizmin etj. Kjo lejon ndërveprimin më të madh të përdoruesve e kjo gjë sjell më shumë përfitime. Facebook ka fituar kaq shumë pushtet mbi jetën tonë, sa të ç’orientojë jetën tonë”, u shpreh Progni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco