Rikthehen avionët e drogës në vend, Goxhaj: Qeveria nuk ka nën kontroll hapësirën ajrore të vendit

Rikthehen avionët e drogës në vend, Goxhaj: Qeveria nuk ka nën kontroll hapësirën ajrore të vendit

17:32, 05/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i Aviacionit Civil Dritan Goxhaj, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për rrëzimin e avionit në Kelmend.

Goxhaj thekson se autoritetet në këtë rast nuk funksionuan, duke shtuar se kjo dëshmon se qeveria nuk ka nën kontroll hapësirën ajrore të vendit.

“Avioni ishte i paregjistruar. Policimi ajror nuk është parë gjëkundi. Avionët nuk lëvizin pa lënë gjurmë. Radari mund të mos ketë qenë në funksion. Mund të kërkohej ndihmë edhe nga Mali i Zi.

Nuk është zbatuar asnjë lloj protokolli. Policia e rendit mund të aktivizonte helikopterin e saj, por kemi mosveprim total të strukturave institucionale. Qeveria nuk ka nën kontroll hapësirën ajrore. Ngjarja tregon se nuk funksionojnë autoritetet kryesore të shtetit”, u shpreh Goxhaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco