VIDEO/ Balliu: Opozita të mos legjitimojë qeverinë, ‘Foltorja’ ka kthyer entuziazmin në bazën e PD-së

VIDEO/ Balliu: Opozita të mos legjitimojë qeverinë, ‘Foltorja’ ka kthyer entuziazmin në bazën e PD-së

16:48, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në “Edicionin e Pasdites” në Syri Tv, foli për “Foltoren” e Sali Berishës dhe atë që po ndodh me opozitën.

Balliu thekson se opozita duhet të mos legjitmojë qeverinë, duke shtuar se “Foltorja” e Berishës ka kthyer entuziazmin në Partinë Demokratike.

“Kemi përballë një grup banditësh, që kanë shkatërruar interesat kombëtare. Foltorja ka kthyer entuziazmin në bazën e PD-së. Deri dje, nuk e njihmin qeverinë, tani i themi Ramës hajde të diskutojmë për reformën territoriale, për këtë, për atë dhe Rama thotë okej. Opozita të mos legjitimojë qeverinë. Kemi qeveri që ka dhunuar qytetarët, Shqipëria ka nevojë për të shpëtuar nga kthetrat e një njeriu dhe ky është Rama.

Këtu buxheti shihet si llogari private e Ramës. Ka qytete ku nuk ta rinj, po ikin ku të kenë mundësi. Kjo qeveri ka shkatërruar vendin. Këtu janë vjedhur paratë nga Rama, e i duhet që të rimbursojë gropat me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Është në interes kombëtar rrëzimi i kësaj qeverie. Foltorja e Berishës është një alternativë perfekte për të rrëzuar qeverinë. Lulzim Basha ka thënë vetë se Berisha është vetë historia e PD”, u shpreh Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco