‘Jam si makinë me xhetona’-Iriqi bisedon me Preç Zogaj

‘Jam si makinë me xhetona’-Iriqi bisedon me Preç Zogaj

15:25, 05/10/2021
A+ Aa A-

Iriqi: - Para se të të pyes dua të më shpjegosh një çudi.

Zogaj: - Çfarë?

Iriqi: - Si ka mundësi që ti mendimet i ndryshon brenda ditës. Psh; ke qenë kaq vite me PD, pastaj u bëre me PS, sërish kalove me PD, më tej ishe me Nanon, kalova nga Berisha, ike te Rama, tani te Basha. Nuk të merren mendtë, o njeri?

Zogaj: - Është fare e thjeshtë. Unë jam si ato makinat te lodrat që lëvizin me xhetona. Kush fut monedhën më drejton. Ose majtas, ose djathtas.

Iriqi: - E ke fjalën për pagesë?

Zogaj: - Jo, jo. Unë as shitem, as blihem. Veç jepem me qira. Hahaha. Kupton? Shkoj andej nga shkon qeveria. Kur pashë që shumë vite para po dobësohej PD u hodha nga Nano. Sa ai dha shenja që po fundosej kërceva te anija e Ramës.

Iriqi: - Dhe si shpérblim ke marrë inatin e njerëzve.

Zogaj: - Karvani le të lehë, unë eci përpara, e kam parullën.

Iriqi: - Mendon se në duelin mes Berishës dhe Bashës fiton Basha?

Zogaj: - Jo, jo. Basha ka humbur prej vitesh. Ai pa Saliun në atë parti është si një peshk kur i thyhet akuariumi. Përpëllitet në zall. Po unë u vura në krah të tij se ma kërkoi Rama. Jepi një dorë, më tha. E kështu u mblodhëm ca kokrra e po i japim ca ajër. Po është i mbaruar, i ziu.

Iriqi: - Po pse nuk ia thua?

Zogaj: - Se xhetonin ma futi Rama. Ndaj unë lexoj gjuhën e tij.

Iriqi: - Po në se ta fut xhetonin Berisha?

Zogaj: - Berisha nuk di punë xhetonash. E kap dashin për brirësh. Ai të pranon të rrish krah tij, por nuk ta kërkon. Andaj them se Luli nuk e kap vitin e ri.

Iriqi: - Po ti ç’do thuash kur ai të ikë?

Zogaj: - Nuk e parashikoj dot se në ç’krah do jem.

Iriqi: - Pse?

Zogaj: - Se po ndjej nga larg një xheton të madh që po ma afron Lali Eri. Do nisë dhe ai një luftë me Ramën.

Iriqi: - Po Rama mbahet i fortë, si luan.

Zogaj: - Ama Lali sillet si hienë. E po u bë me dy tre shokë s’ka luan që ia del. Do kemi ditë interesante. E ndjehem mirë se do kenë nevojë për mua shumë figura. U shtofshin xhetonat se fjalimet i kam gati në dy dosje. ‘Sharje majtas’, quhet njëra. ‘Pështymë djathtas’, quhet tjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Soza05/10/2021 18:08

Dy mace mbysin një luan. Kur janë hiena, kanë më shumë sukses. Një hienë e gjeti Iriqi, tjetra pret ta përmendin.

Nardi05/10/2021 16:53

Dikur ka mare xhetona edhe nga sigurimi i shtetit , fakt qe e ka pranuar edhe vete

Korabi05/10/2021 16:30

Nuk eshte makin me xhitona por eshte thjeshte spiun i sigurimit te shtetit(ciftelia).Precin e kurdise sigurimi sa her i duhet ,ai ka gelltitur lugen e corbes e vjell tan jeten.Jam i habitur me emisjonin Opinion te tv Klan qe ka mbledhur te gjithe spiunat e sigurimit ne shqiperi e te UDB ne kosov si Botoni me shoke

Shto koment

Denonco