VIDEO- SYRI TV/ Shqipëria e Ramës, parajsa e kompanive off-shore

VIDEO- SYRI TV/ Shqipëria e Ramës, parajsa e kompanive off-shore

12:16, 05/10/2021
A+ Aa A-

Teksa në botë vëmendjen e ka tërhequr skandali i Pandora Papers, duket se Shqipëria është parajsa për kompanitë off-shore. Qeveria Rama ka treguar qasje ndaj këtyre kompanive, ku duket se koncesionet më të rëndësishme dhe investime strategjike u janë besuar kompanive që fshehin pasuritë e tyre në parajsa fiskale.

SYRI TV

“Pandora Papers”, një rrjedhje informacioni gjigante e siguruar nga një rrjet gazetarësh investigativë, synon që të zbulojë lidhjet e politikanëve të rëndësishëm botërorë, përfshirë edhe Shqipërisë me interesa financiare në kompani “guaskë”, të regjistruara në zona të njohura si parajsa fiskale ose off-shore.

Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka miratuar një politikë tepër agresive ndaj kompanive të regjistruara në parajsa fiskale dhe që synojnë të përfitojnë fonde publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende aleate të saj.

Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës ka treguar një qasje tërësisht të ndryshme në raport me kompanitë “off-shore”.

Aktualisht, kompani të regjistruara në parajsa fiskale, zotërojnë koncesionet më të majme, të dhëna nga qeveria e “Rilindjes” gjatë viteve të fundit.

Integratet Energy BV, kompania që fitoi koncesionin e dyshimtë për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës, është në pronësi të “Geogenix BV”, një shoqëri e regjistruar në vitin 2016 në Amsterdam të Holandës, e njohur si “parajsë fiskale”.

Në bazë të kontratës koncesionare, Integrated Energy do të përfitojë 128 milionë euro nga autoritetet shqiptare për ngritjen e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Kjo kompani, me administrator të parë Klodian Zoton, do të përfitojë në vijim edhe dhjetëra miliona euro të tjera nga kontratat që po lidh në seri me bashkitë e Durrësit, Shijakut e Kavajës, pas një skeme të dyshimtë, të ndjekur nga qeveria

“Laboratory Networks” është një tjetër kompani koncesionare, e cila i ka rrënjët në parajsën fiskale holandeze.

Në vitin 2017, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, nënshkroi kontratën koncesionare për ofrimin e shërbimit laboratorik në disa qendra shëndetësore, me afat 10-vjeçar dhe për një shumë prej rreth 130 milionë dollarë.

“Laboratory Networks” është një konsorcium i përbërë nga tre shoqëri, njëra prej të cilave, “AB Laboratory Solution” është me seli në Hagë të Holandës, e njohur si parajsë fiskale.

Disa muaj më parë, Porti i Durrësit nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me shoqërinë “Hili Company Limited” për ofrimin e shërbimit në terminalin e kontenierëve.

Kompania e regjistruar në parajsën fiskale të Maltës do të përfitojnë rreth 30 milionë euro për shërbimin në Portin e Durrësit.

Kryeministri Rama deklaroi gjatë fushatës zgjedhore se kishte arritur marrëveshje paraprake me grupin saudit “EMMAR” për të investuar rreth 2 miliardë dollarë, me qëllim ndërtimin e një porti jahtesh aty ku sot gjendet porti tregtar i Durrësit.

Dokumente të zbuluar nga media ngritën dyshime se ky investim, nëse do të realizohet, do të kryhet nga një shoqëri tjetër, “Symphony Real Estate”, e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman, pranë Karaibeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bankieri05/10/2021 19:25

Po ju keni nje nga bankat (Abi Bank)qe eshte me aksioner offshore, kalointe gjitha filtrat, po ate pse se permendni...

Shto koment

Denonco