VIDEO/ Eksperti zbulon 2 emra: Konçensione, kompanive Offshore në Shqipëri, nuk dihet përfituesi i parave

VIDEO/ Eksperti zbulon 2 emra: Konçensione, kompanive Offshore në Shqipëri, nuk dihet përfituesi i parave

11:46, 05/10/2021
A+ Aa A-

Dr. Klodian Muço, ekspert i ekonomisë, lidhur me superskandalin Pandora Papers që po trondit botën, deklaroi se edhe Shqipëria është shumë e prekur nga përdorimi i parajsave fiskale apo kompanive Offshore dhe ka zbuluar emrat e  paku dy prej këtyre kompanive, shumë të njohura për qytetarët shqiptarë, që kanë operuar dhe vazhdojnë në vendin tonë.

I ftuar në Kafe Shqeto nga drejtuesit Dori Daka dhe Flavio Qarri, Dr. Klodian Muço tha se prania e tyre është dëshmi se në Shqipëri ka korrupsion dhe humbësi është shteti shqiptar.

“Në Shqipëri ka dalë shumë në modë, përdorimi i parajsave fiskale apo kompanive Off Shore, mjafton të shikosh se çfarë ndodh me koncensionet në Shqipëri, me tendera publikë kryesisht.

Thelbi është “si mund të fshehim personin që përfiton para dhe personin që eviton taksat?!” Kam përshtypjen se në Shqipëri me tepër se sa për të evituar taksat, se nuk jemi një vend me presion të lartë fiskal, e përdorin kryesisht për fshehjen e emrit.

Aspekti i parë është aspekti i korrupsionit, që tregon se në Shqipëri ka korrupsion. Ne kemi kompani siç është Bankers Petroleum, që thuhet se është kompani kanadeze, por që është në një vend, në Ishujt Kajman, që konsiderohet nën juridiksionin e Kanadasë, por nuk është kompani kanadeze. Është kompani Offshore dhe pronarët real të saj nuk dihen, nuk dihet asnjëherë se kush është përfituesi fundor.

 Apo, deri para disa kohësh kishim në Aeroportin e Rinasit, një aeroport shumë i rëndësishëm, i vetmi në Shqipëri deri para disa kohësh, që funksionte, që ishte përsëri në një kompani Offshore. Dihej që ishte një administrator, por nuk dihej kush fshihej pas këtij administratori apo nuk diheshin kush ishin përfituesit real.

Kemi koncensione pa fund që i janë dhënë kompanive Offshore. Thelbi është: kush humbet?

Humbet shteti, sigurisht, sepse tregon që ka korrupsion, ka diçka që ndodh, sepse një sipërmarrës i caktuar, serioz, një sipërmarrës i ndershëm, nuk ka pse të hapë e të shpenzojë e të kalojë paratë në një vend Offshore, që pastaj e ka relativisht të vështirë t’i kthejë mbrapsht në vend për t’i zhvilluar.

Humbasim në aspektin fiskal; pra komplet fitimet kalojnë në këto parajsa fiskale që normat e fitimit kalojnë  maksimumi 5% apo le të themi përgjithësisht llogariten diku më pak se 50% e mesatares së rajonit. Pra, në qoftë se kemi parajsë fiskale siç është Qiproja në Europë, i bie që taksat në këtë vend të jenë më pak se 50% e mesatares së BE-së!!!! - ilustroi për qartësi, Dr. Muço.

Ndiqni vazhdimin në vidoen e mëposhtme./ar.sh/SYRI.NET

Cili është Dr. Klodian Muço:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi05/10/2021 15:21

Dihet ,eshte fatos nano.ky aventurier qe livadhis me pasuri te pafund, me shpenzime maramendese, me makina super te shtrenjta Ku nuk I del nje por edhe e shoqja ka me vehte, Ku jeton mes luksit ne Austri dhe Tirane, Ku shet pordhe dhe u Ben karshillek fukarenjeve te shqiperise, ky Palo bure qe me batuta te llojit te karagjozit si dhia e zgjebosur dhe bishtin perpjete, do ti vije dita ti dalin Peter lakrorit, sa te djegura e sa te rjepura. Ky plakush qe Ben edhe botoks siberluskoni, ky dhender plak, ky hajdut me cizme Ku I mer gjithe keto para pa punuar njeri dite te vetme?!?! Sa pension mer ky xhuxhmaxhuxh qe shpenzon keto miliarda!?!?! Nje Nate hotel I ne vjene kushton 300 euro, Roga me e mire mujore e nje shqiptari?!? Dhe pastaj spaku nuk din gje!!! Vetem zoti do tju vije hakut ketyre pirateve si ky e soj e sorollopi I tij, qe varferuan dhe vodhen mundin dhe gjakun e shqiptareve .

kam kohe05/10/2021 13:14

Perfituesi i parave eshte Xhorxh Soros

Shto koment

Denonco