Meta takon Sekretaren e Përgjithshme të ‘Europa Nostra’: I shpreha mirënjohjen për angazhimin për Teatrin Kombëtar

Meta takon Sekretaren e Përgjithshme të ‘Europa Nostra’: I shpreha mirënjohjen për angazhimin për Teatrin Kombëtar

11:48, 05/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim në ambientet e Presidencës me Sekretaren e Përgjithshme të Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg – Mihailović.

Lajmin e ka bërë publik vetë Presidenti përmes një postimi në facebook, ku bën me dije se gjatë takimit i shprehu vlerësimet Quaedvlieg – Mihailović për angazhimin dhe vëmendjen që ka treguar në ruajtje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe veçanërisht në çështjen e Teatirt Kombëtar.

“Kënaqësi të nisja sot ditën me një takim të ngrohtë, me Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra”, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailović.

I shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, në veçanti për angazhimin direkt, objektiv dhe konkret në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe europiane, të shembura brutalisht.

Ndamë të njëjtin qëndrim se Shqipëria, ashtu siç ka nevojë për mbështetjen dhe aspiron anëtarësimin sa më parë në BE, do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore të një shoqërie demokratike, jo vetëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por në çdo fushë“, shkruan Meta në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti08/10/2021 22:48

Fytyra me e poshter e kombit

Shto koment

Denonco