Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Jeta e nëndheshme e një qyteti

Jeta e nëndheshme e një qyteti

09:01, 05/10/2021
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Elbasani ynë, dikur i dijes, i kulturës, i luleve ka tashmë dy jetë.

Atë jetën e fasadës, jetën e kamerave, e ndriçimeve bashkiake për vit të ri, prapa së cilës fshihen vuajtjet e varfërisë e mjerimit dhe atë jetën e nëndheshme, kriminale që gëlon e që buron nga e para. Kjo është dominantja. Ajo vendos çdo gjë, fate, karriera, jetë e që bën të pavlerë çdo institucion.

Muzika e Myzyrit është zevendësuar nga “melodia” e kallashnikovëve. Vendin e luleve që këputeshin për bukurinë e aromën e tyre e kanë zënë jetët e këputura në mes.

Njerëzit e dijes që drejtonin dikur qytetin janë zevendësuar me dallkaukë politikë, cinikë e jo njerëzorë. Qyteti i urtë ka marr sot damkën e qytetit të krimit.

Po policia? Po shteti? - do pyesë dikush. Policia në Elbasan mbush letrat dhe statistikat e vdekjeve.

Misioni i saj ka përfunduar me 25 prill si shtylla kryesore e masakrës zgjedhore.

Që nga ajo datë Rama i ka dhënë pushimet.

E shumta vjel ndonjë gjobë makine ose trafiku narkotikësh. Sipas rastit.

Ndërsa çelësat e qeverisjes në Shqipëri i ka krimi dhe Rama.

Ky është stani, ky është bulmeti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco