Kryetarja e radhës e OSBE, Ann Linde, viziton sot Tiranën

Kryetarja e radhës e OSBE, Ann Linde, viziton sot Tiranën

08:58, 05/10/2021
A+ Aa A-

Mbërrin sot në Shqipëri për vizitë zyrtare, Kryetarja e radhës së OSBE, Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.

Vizita u njoftua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri:  “Mirëpresim për vizitë në Shqipëri kryetaren e radhës së OSBE, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Në takimet me homologët e saj shqiptarë, kryetarja Linde do të flasë me ta për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të vendit”, thuhet në njoftimin e publikuar në Fb, nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Linde do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Linde do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta. Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ajo do të takohet gjithashtu me Kryetaren e Kuvendit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcari08/10/2021 23:30

Na.i.shpifet

Shto koment

Denonco