Takimet e jashtëzakonshme të Foltores krijuan frymë në pak ditë

Takimet e jashtëzakonshme të Foltores krijuan frymë në pak ditë

20:19, 01/10/2021
A+ Aa A-

Kur mendohej se Foltorja e Fierit ishte befasuese, vjen ajo e Vlorës që i lë pa fjalë edhe kritikët.

Atëherë kur shihej se Vlora e kishte vendosur rekordin, vjen Durrësi që tregon se sa shpejt u krijua fryma.

Dhe në fund kur shihej se Durrësi kishte krijuar shpresë, Shkodra bën atë që di të bëjë më mirë.

Foltorja e liderit historik demokrat, Sali Berisha do të vazhdojë udhëtimin në Gjirokastër. Por takimet e para kanë treguar se duhen vetëm pak ditë për të krijuar frymë.

Ato janë tregues i qartë i faktit se zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm që janë vjedhur, por ato mund të ishin fituar nga opozita nëse do të ishte krijuar kjo atmosferë që po shihet në këto takime.

Është shumë e rëndë kur sheh të rinjtë që mezin presin një sinjal për ndryshim, por të cilët nuk janë afruar dhe janë shpërfillur nga opozita.

Po kaq e rëndë është kur sheh të gjithë ata demokratë të vjetër, që e pranojnë se nuk i ka pranuar askush nëpër forume, madje duke i hequr edhe anëtarësinë.

Intensiteti i Foltores ka ardhur në rritje, por që në fillim ajo ka vendosur një standard, i cili tregon qartë se shumë gjëra mund të ishin bërë shumë më mirë dhe se fitorja do ishte shumë më e prekshme më 25 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirfa01/10/2021 21:13

I fundit i mohikaneve Apo Hezer cakerrbejli shqiptar I vetmi politikan i 30 viteve qe mbetet SHQIPETAR I mire apo i keq ska rendesi por SHQIPETAR Krenar qe kur kam votu ju kam dhene voten JU dhe PD

Shto koment

Denonco