Pas Shkodrës, Berisha zbret sërish në jug, zbulohet takimi i radhës me demokratët

Pas Shkodrës, Berisha zbret sërish në jug, zbulohet takimi i radhës me demokratët

20:00, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zbresë sërish në jug. Pas "Foltores" së Shkodrës, ku Berisha mblodhi mijëra demokratë në kinema Milenium, mësohet se ndalesa e radhës e liderit historik të demokratëve do të jetë në Gjirokastër.

Berisha pritet të njoftojë datën e takimit me demokratët në qytetin e gurtë ditët në vijim.   

Nga Shkodra, qyteti bastion i Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se PD do të jetë opozitë e fortë dhe do të përgatitet për të ardhur në pushtet, pasi të jetë garantuar vota e lirë brenda saj. 

Berisha ka vizituar pesë qytete deri tani. Ai nisi lëvizjen për ndryshimin e Partisë Demokratike përmes një takimi në Tiranë në 17 shtator, duke vijuar më pas në Fier, Vlorë, Durrës sot në Shkodër.  

Pas Gjirokastrës, foltorja e radhës pritet të jetë ajo me demokratët e Elbasanit, por edhe kjo mbetet për t'u konfirmuar. 

Takimet e Berishës kanë ndezur entuziazmin e demokratëve duke ngjalluar shpresën për një PD më të fortë dhe të gatshme për të ardhur në pushtet.

Ish-kryeministri ka paralajmëruar se do të mbledhë 1500 firma për të thirrur mbledhjen e Kuvendi Kombëtar me qëllim ndryshimin e statutit të PD, në mënyrë që kjo forcë politike t'i rikthehet forumeve drejtuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco