Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Koha është kritike! Ne do të bashkohemi me vota dhe do të bëhemi opozita e vërtetë

Berisha: Koha është kritike! Ne do të bashkohemi me vota dhe do të bëhemi opozita e vërtetë

18:42, 01/10/2021
A+ Aa A-

Nga Shkodra, lideri historik demokrat, Sali Berisha bëri thirrje për bashkim. Ai tha se ata do bëjnë opozitën e vërtetë. Berisha tha se demokratët do të bashkohen me vota, në kohën kur pluralizmi është në gijotinë.

“Pluralizmi nuk ka qenë kurrë në gijotinë si këtë herë. Ku jemi ne sot? Partia që përmbysi komunizmin ka në krye një ish-kryetar që deklaron se nuk pyes për forumet e partisë, nuk pyes për anëtarësinë e partisë, nuk lejoj, nuk shkoj për të votuar propozimin e tij sipas statutit. Ky është asgjësimi i vërtetë i PD-së. Po të mos jemi ne këtu, Shqipëria ka sot një narko-kryetar që është Edi Rama dhe një peng të tij, që është Lulzim Basha.

Nuk është çështja këtu mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, siç duan ta paraqesin, por është çështje jetike për votën. Nëse pranoni që kësaj partie t’i mohohet e drejta e votës, që statuti të sulmohet, lexojeni dhe mendojeni mirë se të tillë nuk mund të jenë kurrë qytetarët e lirë. Të tillë janë vetëm pengjet, vetëm mercenarët.

Problemi kryesor është se Basha ka marrë një vendim që nuk e ka në tagër. Nuk ka guxim të pyesë kryesinë, të pyesë grupin parlamentar. Ku e morën këtë? E gjetën personazh nga Franc Kafka këtë? Se edhe në diktaturë, procedurat ndiqeshin. Kurse ky nuk ndjek asnjë procedurë.

Ndaj u bëj thirrje çdo demokrati të arsyetojë mbi këtë bazë. Koha është kritike. Ne duhet të bashkohemi nëse duam të ekzistojmë. Ata që thanë se PD mund të shkrihet janë miqtë tanë. Ata e panë që me këtë drejtim, PD nuk fiton kurrë. Ndaj le të dalë një forcë e re, që të bëjë opozitën e vërtetë. Opozitë e vërtetë do bëhemi ne. PD do rikthehet më e fuqishme,” tha Berisha.

"Ne do të rikthejmë votën. Nuk ka asgjë më të madhe për një forcë politike sesa besimi te vota. Ne do të rikthejmë zërin tuaj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco