Berisha: Për Ramën veriu i Shqipërisë nuk ekziston, 18-fishoi tenderat sekretë

Berisha: Për Ramën veriu i Shqipërisë nuk ekziston, 18-fishoi tenderat sekretë

18:29, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston.

Berisha thekson se Rama 18-fishoi tenderat sekretë dhe po ashtu arrestoi njerëz, vetëm pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

“Rama i dha përparësi homogjonisë serbe në Ballkan. Rama 18-fishoi tenderat sekrete. Rama nis mandatin e tretë se opozita kaloi nga dështimi në dështim. Nëse sot ai nis mandatin e tretë, përgjegjësitë bien mbi PD-në. PD nuk qe e zonja, nuk fitoi në asnjë nismë përpos se në dekriminalizim. Dua t’ju them që hiqni dorë nga marrëveshjet pa marrë mendimin e forumeve të PD.

Për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston, se ka kryer arrestime njësoj si në vitet 1945-1946, për dritat, që në të gjithë botën janë çështje civile. Nuk mundesh që qytetarin ta lësh pa mundësi që të paguajë dot dritat dhe pastaj ta arrestosh pse nuk paguan për rrymën, kjo është absurde”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Azemi27/12/2021 09:06

Edi Rama dhe Erion Veliaj jjane tallur me njerezit e thjeshte ne veri te Shqiperise (duke i perbuzur sistematikisht), sepse Edit dhe Erionit i duket se kane me shume mend se kane lindur ne nje nivel me te ulet detesor). Kjo lloj perbuzje nuk i falet as nje njeriu ne rruge, kurse ne po flasim me njerezit qe pretendojne te perfaqesojne te gjithe Shqiptaret. Ne te te vertete dhe nga experienca direkte e dime qe vendimet per burgim per drita vinin me nje urdher nga Tirana nga Edi Rama per te bere Shembull veriun, nje metode komuniste per te nenshtruar me force aty ku ju ka dal boja si njerez te zymte, te ulet qe nuk e kane lartesine te drejtojne to gjithe Shqiperine. Ne komunizm i kane varur dhe vrare njerezit e mire per nje poezi, i kane burgosur per nje enderr, eahte nje metode qe socializmi i tepruar e sjell. Shkurt socializm i tepert do te thote te japesh me barazi, problemi i socializmit te tepert eshte se nuk mund te japesh pa marre ose pa punuar. Kur ne Shqiperi iken rinia rrugeve neper bote, nuk eshte w mundur qe Shqiperia te punije, atehere socializmit te tepert i ngelet vetem te marre. E hidhura me e madhe eshte se Edi e di kete prandaj edhe vetem shkaterron e burgos, nderkohe qe Erioni me kamera qe e ndjek ne prapanice per cdo lule qe mbjell. Si njeri i thjesht qe i ka perjetuar perbuzjet e burgimet kam nje shkendije shprese nga njerez me ndjenja te larta (nga zemra) per gjithe Shqiperise, kushdo te jene Demokrate te vertete apo edhe Socialiste te bindur. Por me vjen keq te them keta njerez nuk ja Edi dhe Erioni dhe i gjithe bishti qe i ndjek mbrapa apo verbetisht mundeson urrejtjen e tyre (e kam fjalen per gjykates qe egzekutojne urdherat e zymte te njerezve te zymte qe kemi ne krye). Prandaj keto qe thote zoti Berisha jane e perditshmja jone e hidhur, qe fale zotit ka nje ze qe i kundershton me shprese te ndalojme socializmin e tepruar qe ka kthyer Shqiperine me krye ne hi. Faleminderit zoti Berisha per guximin dhe qendrimin qe ben per Shqiperine, pavaresisht presioneve qe qartesisht e bejne jeten tuaj me te veshtire, pi qendroni per nje Shqiperi me te mire per femijet shqiptare, per te siguruar lirine efjales, qe fatkeqesisht socializmi i tepruar me kalimin e kohes e heq sepse kur nuk ka ca te haj e han bishtin e vet (shqiptaret e kane kalyar njehere kete ne komunism).

alienet01/10/2021 21:12

KY KA LIND MASHTRUES, PER KETE VERIU KA EKZIZTU, KY KA PROBLEME ME VERI JUG I KA NGELE ORA NE 97 TEN KU PER PAK NE FUTI NE LUFTE CIVILE. IK ORE ANDEJ NGA ERDHE O I MJERE. DIL NE PENSION DHE JETO VITET QE TE KANE NGELE SE PO U FUTE DHE NJE HERE NE POLITIKE KAN PER TE TERHEQUR ZVARRE JO SI BUSTIN E ENVERIT SEPSE ISHTE BUST POR TI E DI VETE.

Shto koment

Denonco