Sali Berisha: Shkodra epiqendër e antikomunizmit, u diskriminua nga Rama si kurrë në histori

Sali Berisha: Shkodra epiqendër e antikomunizmit, u diskriminua nga Rama si kurrë në histori

18:19, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se Shkodra është epiqendra e antikomunizmit dhe vijon të jetë frymëzuesja për demokratët.

Berisha thekson se Shkodra u diskriminua si kurrë më parë në histori  nga regjimi Rama.

“Shkodra ndërtoi historinë e demokracisë. Shkodra është epiqendra e antikomunizmit në Europë. Është ky raport për të gjetur NORD-in e humbur. Shkodra u diskriminua si kurrë më parë edhe nga pushtuesit. Nuk kanjë qeveri që t’ju ketë diskriminuar më shumë në investime sesa ajo e qeverisë së Edvin Kristaq Ramës.

Kjo qeveri ka rekordet më të zeza. Sot regjimi 8-vjeçar i Ramës i ka katandisur shqiptarët nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon në qytetarët më të ulëta në rajon, edhe se Kosova. Shkodra ka njohur arrestimet më të mëdha në vitet 1944-1945, por më 2015 janë arrestuar 38 mijë qytetarë për fatura dritash, që janë çështje administrative e jo penale. Vendi ynë është kthyer në dele të zezë të Europës”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet01/10/2021 21:16

SHKO MOR MERCENAR CFARE KE BO TI PER SHKODREN, VRAVE DHE PREVE ME KEC SE ENVERI, PO KA METE ARDHE RADHA SE JE MBUSH NE ZULLUM.

Shto koment

Denonco