VIDEO/ Shkodrani në pritje të Berishës: Basha është i mbaruar, të heqim Ramën

VIDEO/ Shkodrani në pritje të Berishës: Basha është i mbaruar, të heqim Ramën

17:59, 01/10/2021
A+ Aa A-

Teksa prisnin mbërritjen e ish-kryeministrit Sali Berisha pranë kinema 'Milenium', qytetarët shkodranë dhe mbështetës demokratë shprehen se mbështesin lëvizjen e liderit historik të PD. 

Për gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizani, një qytetar shkodran u shpreh se Lulzim Basha është i larguar tashmë nga drejtimi i PD, ndërsa bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të larguar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij i ka sjellë mjaft dëme vendit.

"Nuk është problem të heqësh Lulzim Bashën, se ai i hequr është dhe i mbaruar, por duhet hequr krimineli, hajduti dhe mashtruesi Edi Rama. E kuptoni kush na drejton sot, një palaço, një i pafytyrë që di vetëm të vjedhë. S'i ka bërë asnjhë të mirë këtij vendi në 8 vite. Basha është i mbaruar", u shpreh ai. 

Sali Berisha u prit me entuziazëm nga qytetarë dhe mbështetës në Bushat, po njësoj siç është pritur edhe në katër foltoret e para. Berisha nisi në 16 shtator në Tiranë 'Foltoren' me demokratët, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, dhe vijoi më pas në Fier, Vlorë, Durrës dhe sot në bastionin e demokratëve, në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco