Mehmeti: 143 shkolla janë shkatërruar nga tërmeti, prindërit ta bojkotojnë mësimin

Mehmeti: 143 shkolla janë shkatërruar nga tërmeti, prindërit ta bojkotojnë mësimin

17:27, 01/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për peticionin e prindërve kundër mësimit me turne.

Mehmeti thekson se 143 shkolla janë shkatërruar nga tërmeti, duke shtuar se prindërit duhet të bojkotojnë fare mësimin e ta çojnë deri në fund betejën që kanë nisur.

“Peticioni është nismë e mirë, por nuk mjafton. Prindërit do bënin mirë të bojkotojnë mësimin, do bënim mirë t’i nxirrnin nga zyrat, duhet të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Unë përshëndes mbledhjet e prindërve, duhet çuar deri në fund.

Fëmijët lëvizin si në ato kurset e analfebetizmit dikur. Janë 143 shkolla të shkatërruara nga tërmeti. Prindërit dhe e gjithë shoqëria duhet të bëjmë bisedë serioze për arsimin. Askush s’mund të luajë me të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco