Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Berisha: 30 vjet pas rihapjes së ambasadës së SHBA, mirënjohje presidentëve

Berisha: 30 vjet pas rihapjes së ambasadës së SHBA, mirënjohje presidentëve

17:11, 01/10/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Sot 30 vjetori i rihapjes së ambasadës së SHBA në Tiranë!

Miq, pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me dt 15 mars 1991 dhe vizitës historike te Sekretarit te Shtetit, James Baker me  qershor te vitit 1991, presidenti George H. Bush miku i madh i kombit shqiptar emëroi dhe ambasadorin e pare te SHBA ne Shqipëri, William Ryerson mik i çmuar i vendit tone dhe hapjen me datën 1 tetor te vitit 1991 te ambasadës se SHBA ne Tirane.

Ne këto 30 vite marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA kane njohur zhvillimet me historike. Vendi i madh i lirisë nen udhëheqjen e presidenteve George H. Bush, Bill Klinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden i dha Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar ndihmën me te jashtëzakonshme ne rrugën e tyre te lirisë, demokracisë, integrimit ne NATO dhe çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.

Kjo është një dite për te shprehur mirënjohjen me te thelle, Presidentit George H. Bush, Sekretarit Baker, diplomateve qe hapen 30 vite me pare ambasadën e SHBA ne Tirane, Bill Rayerson dhe Christopher Hill per aktin e tyre madhor te 30 viteve me pare si dhe te gjithë burrështetasve te mëdhenj dhe diplomateve te talentuar te kombit amerikan për kontributet e tyre historike ne marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona!!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco