Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Rama flet pas takimit me Borrell: Konflikti i hapur Bullgari-Maqedoni e Veriut ka marrë peng edhe Shqipërinë

Rama flet pas takimit me Borrell: Konflikti i hapur Bullgari-Maqedoni e Veriut ka marrë peng edhe Shqipërinë

16:50, 01/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës zyrtare në Abu Dhabi. 

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell, folën për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ramës në këtë konflikt është marrë peng edhe Shqipëria, duke iu referuar kështu mosçeljes së negociatave për anëtarësim në BE. 

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama.

Më herët ishte Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell njoftoi se kishte takuar Ramën duke publikuar foto dhe detaje nga takimi. Borrell tha se në fokus të bisedës me Ramën ishte rrugëtimi europian i Shqipërisë dhe vijimi i reformave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi01/10/2021 17:51

Ahahahahahah cer i bo deleve te zones se pare operative ky

t01/10/2021 17:16

Shqiperine e ke marrë ti peng o simbol i ligesise shqiptare

Shto koment

Denonco