VIDEO nga SYRI TV/ Shtyhet gjyqi në Administrative për Sinecin. Një nga ekspertet e infektuar me Covid

VIDEO nga SYRI TV/ Shtyhet gjyqi në Administrative për Sinecin. Një nga ekspertet e infektuar me Covid

17:06, 01/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata administrative e Vlorës shtyu dhënien e vendimit për padinë e ngritur nga banorët e Lumasit në Kuçovë, të cilët kërkojnë pezullimin e punimeve në burimin e Sinecit. Shkak i shtyrjes së gjyqit u bë infektimi me covid i një eksperteje, ndërkohë avokati Arben Llangozi shprehu bindjen se gjykata do të japë drejtësi për banorët

SYRI TV

Gjykata Administrative e Vlorës shtyu dhënien e vendimit për kallëzimin e bërë nga banorët e Lumasit kundër bashkisë së Kuçovës lidhur me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e mbrojtur të kanionit të Sinecit.

Seanca që pritej të mbahej këtë të premte u shty për në datën 25 tetor, pasi një nga ekspertet që do të dëshmonte në proces ishte e infektuar me covid-19. Pas shtyrjes së gjyqit, Avokati i banorëve të Lumasit, Arben Llangozi deklaroi për mediat besimin se drejtësia do të vihet në vend dhe se punimet në kanionin e Sinecit do të ndalen.

Avokati Llangozi deklaroi gjithashtu se janë disa persona të cilët duhet të përballen me drejtësinë për dëmin që i kanë shkaktuar natyrës dhe mjedisit në zonën e mbrojtur të kanionit të Sinecit.

Banorët e Lumasit kanë paditur në gjykatë bashkinë e Kuçovës dhe kompaninë Salillari, duke i akuzuar për shkatërrim të zonës së mbrojtur në kanionin e Sinecit. Prej disa muajsh banorët protestojnë duke bllokuar punimet për ndërtimin e një ujësjellësi investim që po kryhet nga bashkia e Kuçovës, pasi sipas banorëve, punimet janë kryer në shkelje të ligjit duke dëmtuar zonën e mbrojtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco