'Të ruhet vrulli i reformave'/ Borrell me Ramën: Diskutuam për zgjerimin

'Të ruhet vrulli i reformave'/ Borrell me Ramën: Diskutuam për zgjerimin

16:26, 01/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është takuar me Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell. 

Detajet e takimit i ka bërë publike Borrell përmes një postimi në Tëitter, ku shkruan se ka diskutuar me kryeministrin për zgjerimin e BE, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete.

Dyshja u takuan në kuadër të Konferencës së Politikave Botërore (WPC2021). Borell thekson po ashtu se është e rëndësishëm për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE -së.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në WPC2021. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE -së”, shkruan Borell. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco