Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Meta dekreton tre ambasadorët e rinj të Shqipërisë në KiE, UNESCO dhe OKB

Meta dekreton tre ambasadorët e rinj të Shqipërisë në KiE, UNESCO dhe OKB

14:59, 01/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e tre ambasadorëve të rinj të Shqipërisë.

Presidenca njoftoi se kreu i shtetit, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinioneve të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturat e propozuara, përcjellë nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 29.09.2021, ka dekretuar, disa emërime të disa Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare. 

Konkretisht:

Zoti Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

Zonja Besiana Kadare, u emërua në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Zoti Ferit Hoxha, u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

 

PRESIDENTI

DEKRET

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4213/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Arian Spasse, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13255

Tiranë, më 30.09.2021   

 

                                                                                               

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4211/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Albana Dautllari, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13256

Tiranë, më 30.09.2021   

                                                                                         

PRESIDENTI

DEKRET

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim nr. 4215/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinionit të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturën e propozuar, përcjellë me shkresën me nr. 2113/2 prot., datë 29.09.2021 të Kuvendit të Shqipërisë,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Dastid Koreshi, emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13257

Tiranë, më 30.09.2021   

 

PRESIDENTI

DEKRET

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4214/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13258

Tiranë, më 30.09.2021   

 

PRESIDENTI

DEKRET

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4212/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Ferit Hoxha, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13259

Tiranë, më 30.09.2021   

 

PRESIDENTI

DEKRET

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim nr. 4217/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinionit të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturën e propozuar, përcjellë me shkresën me nr. 2113/3 prot., datë 29.09.2021 të Kuvendit të Shqipërisë,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Ferit Hoxha, emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13260

Tiranë, më 30.09.2021   

 

PRESIDENTI

DEKRET

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4216/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinionit të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturën e propozuar, përcjellë me shkresën me nr. 2113/1 prot., datë 29.09.2021 të Kuvendit të Shqipërisë,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13261

Tiranë, më 30.09.2021   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.01/10/2021 16:15

Haha, hiqja Lenes, veja Prenes, hiqe prej OKBje, veje ne OKB.

Shto koment

Denonco