EMRAT/ Shkarkohet nga detyra e ambasadores vajza e Ismail Kadaresë dhe ...

EMRAT/ Shkarkohet nga detyra e ambasadores vajza e Ismail Kadaresë dhe ...

13:55, 01/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘dh’, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 ‘Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë’, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare. 

Konkretisht:

-Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

-Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

-Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

-Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali01/10/2021 14:59

Mosni more ju te qeverise e presidences ,mos e shkarkoni kete kadarene se ka bere vezen e kuqe! Mjaft me keto budalleqe se late nam, po se eshte vajza e njeri shkrimtari qe ka tall menderen me shqiptaret gjithe jeten dhe ka notuar ne luks duhet patjeter te jete ambasadore?!?! Bravo rama se ti e njeh mire kete monster qe me shkrimwt e tije Jo te gjithe te Mira por te privilegjuara , e ka here amb dhe te bijen sikur shqiperia nuk ka te shkolluar te tjere! Le te jetoje me parate e te jatit qe mos te ja hane prostitutat.

Shto koment

Denonco