Skandali i patronazhistëve, SPAK: Nuk ka korrupsion aktiv në zgjedhje

Skandali i patronazhistëve, SPAK: Nuk ka korrupsion aktiv në zgjedhje

12:51, 01/10/2021
A+ Aa A-

Qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat rruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet, me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Skandali u padit në SPAK nga opozita, por mësohet se kjo strukturë e drejtësisë vëren se listat e 'patronazhistëve' të PS, që nxitën debate para 25 prillit për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv në zgjedhje. Burime për MCN, bëjnë me dije se nga hetimi nuk faktohet korrupsioni aktiv në zgjedhje.

"Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, konstatohet se përgjatë gjithë kohës së kryerjes së këtij hetimi, nuk është mundësuar gjetja e asnjë të dhëne, prove apo indicie, që të jetë konsumuar vepra penale  korrupsionit aktiv në zgjedhje. Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore, të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar".

Sipas SPAK nga tërësia e ankesave që kanë mbërritur në kuadrin e këtij procedimi penal, shqetësimi që ka karakterizuar këtë fenomen, ka të bëjë me përhapjen e të dhënave personale.

"Ajo që deri më tani mbështet në provat e administruara, ka të bëjë me faktin se ekziston dyshimi, se punonjës të cilët kanë mundësi aksesi në bazën e të dhënave shtetërore, mund të kenë keqpërdorur atributet që u janë ofruar nga kuadri ligjor rregullues, duke vepruar në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit. Për këtë arsye vlerësohet se duhet të procedohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale, nga ajo për të cilën ky procedim penal u regjistrua e konkretisht nga neni 328 i K.Penal në atë të parashikuar nga neni 192/b i K.Penal "Hyrja e paautorizuar kompjuterike"."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/10/2021 15:54

E ka thënë Pjetër Arbnori. Ju nuk jeni socialista, ju jeni specialista. U mbars mali dhe polli një mi. Për të na shpikur sofizma u krijua ky ASPAKU? Sikur të mos na mjaftonin të gjithë dallkaukët e “drejtësisë” që e shkërdhyen keqas këtë komb, na u deshën ky grup i ri me paga marramendëse për ti dhënë goditjen finale.

Shqiptari01/10/2021 15:16

SKANDALI ME I MADH SOT NE SHQIPERI ESHTE VETE SPAK!!! ORGANIZATA ME KRIMINALE-NAZISTO-FASHISTE-KOMUNISTE SOT NE SHQIPERI ESHTE VETEM SPAK!!! PATRONAZHIZMI ESHTE RINGJALLJA DHE RILINDJA E STRUKTURAVE KRIMINALE TE SPIUNAZHIT DHE SHANTAZHIT NJEREZOR, NJESOJ SI ORGANI KRIMINAL FAMEKEQ I SIGURIMIT TE SHTETIT GJATE REGJIMIT DIKTATORIAL KOMUNISTO-ENVERIST!! NUK KA AKT ME KRIMINAL, ME C'NJEREZOR DHE ME FASHIST DHE SHKELJE ME E RENDE E TE DREJTAVE TE NJERIUT, SE SA PERVETESIMI DHE PERDORIMI KRIMINAL DHE SHPERNDARJA PER QELLIME KERCENIMI, SHANTAZHI DHE PRESIONI POLITIK TE TE DHENAVE PERSONALE TE QYTETAREVE NGA FORCA POLITIKE NE PUSHTET!!! TE MBROSH, TE INJOROSH DHE TE FALESH KETE AKT TE TMERRSHEM KRIMINAL ESHTE AKOMA ME KRIMINALE SE SA VET AKTI!!! PRANDAJ VENDIMI I SPAK NUK ESHTE NJE SKANDAL POR ESHTE NJE AKT I DENUESHEM KRIMINAL DHE SHKELJE E RENDE E KUSHTETUTES SE SHQIPERISE!!! CFARE MUT REFORME NE DREJTESI NA BENE SOROSIANET E SHBA KUR VETE SPAK PO KRYEN NJE AKT KRIMINAL????!!!!! CFARE MUT SPAK KEMI NE, KUR VETE KRYEMINISTRI, NE MES TE TIRANES I SHPALL KRIMINELET PATRONAZHISTE NDERI I KOMBIT???!!!! SI MENDON KIMETJA PER PATRONAZHIMIN DHE PATRONAZHISTET, NESE NJE STRUKTURE E TILLE DO TE NGRIHEJ NE SHBA???

Shto koment

Denonco