Hoxha: Kriza e PD-së me SHBA ka vetëm një emër, Lulzim Basha

Hoxha: Kriza e PD-së me SHBA ka vetëm një emër, Lulzim Basha

12:25, 01/10/2021
A+ Aa A-

Sekretari për burimet njerëzore në FRPD, Indrit Hoxha, thotë në një postim online se kriza e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara ka vetëm një emër.

Sipas tij, ai është Lulzim Basha.

“Thonë që PD ka pasur marrëdhëniet më në krize me SHBA, deri në vendimin personal të Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar të Doktor Sali Berishës.

Që kane qenë në krizë dhe vazhdojnë të jenë, kjo nuk diskutohet, por logjikisht me lind pyetja: Kush e prodhoi këtë krizë? Kush është njeriu që e prodhoi këtë krize? Sepse në kohën kur Doktor Sali Berisha ishte kryeministër, ai priti zyrtarët më të lartë të SHBA nga Presidenti Bush, Sekretarja Klinton dhe cilësohej nga Sekretari i Shtetit që është sot si promotori i luftës ndaj korrupsionit dhe shembulli që duhet të ndiqnin liderët e Ballkanit. Ambasadori Arvizu e cilësonte burrë shteti mbas skenarit komunist të 21 janarit.

Kriza e PD me SHBA ka vetëm një emër, Lulzim Basha, prandaj Kuvendi do kërkojë shkarkimin e tij dhe drejtimin nga një lidership tjetër, i cili të kthejë institucionet brenda partisë, zgjedhjet brenda partisë, dhe t’i japim shembullin BE dhe SHBA sesi mund të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike përballë regjimit të Edi Ramës, i cili fatkeqësisht për shkak të krizës së prodhuar SHBA-PD nga kryetari në detyrë, ka pasur dhe mbështetjen e SHBA,” shkruan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI01/10/2021 14:58

Nuk ka asnje krize midis PD dhe SHBA!! Por ka nje pengmarrje te artistit Lulzim Basha nga Qeveria aktuale e SHBA!! SHBA eshte SHBA dhe do te mbetet SHBA, ndersa Qeverite e SHBA shkojne e vijne!!! Partia Demokratike ka aleance te perjetshme me SHBA dhe jo me Sorosianet qe qeverisin sot SHBA! Kjo eshte treguar prej 30 vitesh qe nga 1991, ku Dr. Berisha eshte pritur me respekt, si nje mik i vertete nga te gjitha Qeverite jo-Sorosiane te SHBA! Demokratet shqiptare jane qe te gjithe pro-amerikane ndersa komunisto-sorosianet e Shqiperise hiqen dhe kamuflohen si "amerikane dhe kaluar amerikaneve"!! A e imagjinoni dot si pro-amerikan te terbuar shokun Gramoz Ruci dhe shoqen Luljeta Bozo?! Si ka mundesi qe te gjithe enveristet ne pushtet na dolen kaq "pro-amerikane" te terbuar??!!! Thirrja ime e fuqishme eshte: Demokrate! Largohuni dhe distancohuni nga NEVOJTORJA dhe shkoni e bashkohuni tek FOLTORJA!! FOLTORJA e Dr. Bershies e ka tmerruar aq shume Ramen dhe narko-banditet e tij, sa qe ka riaktivizuar te gjithe zagaret e vet mediatike dhe politik per ta paraqitur FOLTOREN vetem si nje rikthim te Dr. Berishes ne drejtimin e Partise Demokratike dhe jo si nje levizje historike per demokratizimin, riorganizimin, rivitalizimin, ribashkimin dhe forcimin e saj per rrezimin e regjimit narko-fashist te satrapit sulltan salepi te Surrelit! FOLTORJA e Dr. Berishes eshte fillimi i rrezimit te regjimit nazisto-kriminal te instaluar ne Shqiperi me mbeshtetjen e SHBA dhe BE!!! FOLTORJA E Dr. Berishes eshte tmerri me i madh i stalinistit Edvin Kristaq Rama dhe haremit te tij! Tmerri i Rames eshte nje Parti Demokratike vertete demokratike! Prandaj ai ka nisur nje fushate tmerri bashke me Patozet, Kadillet, Plehrat dhe karagjozet e banaqeve televizive te paguar dhe te ushqyer nga kockat e narko-pushtetit te tij te korruptuar dhe kriminal, duke i trembur njerezit dhe shoqerine civile me rikthimin e "gogolit" Berisha!!! FOLTORJA eshte themeli i Partise Demokratike si nje parti demokratike perendimore dhe sipas modelit te Partise Republikane amerikane!!! FOLTORJA nuk eshte partia e re e Dr. Berishes, por nje levizje e vertete demokratike e hapur per te gjithe ata qe mendojne, kane parime demokratike, per ata qe enderrojne dhe shpresojne per nje pari demokratike dhe per nje QEVERI dhe SHTET DEMOKRATIK!

t01/10/2021 13:57

Krizen e inicioi rameligesia dhe e thelloi bashéskuthi

Shto koment

Denonco