Leksion për të djathtën shqiptare/ Republikanët francezë, në krah të Sarkozy

Leksion për të djathtën shqiptare/ Republikanët francezë, në krah të Sarkozy

11:09, 01/10/2021
A+ Aa A-

Në një kohë që e djathta shqiptare është zhytur në krizë edhe për shkak të vendimit personal të Lulzim Bashës për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha, një leksion vjen nga Republikanët francezë. Edhe pse gjykata dënoi ish-Presidentin Nikola Sarkozy, Partia Republikane i ka dalë në krah duke e cilësuar si krenari për ta pasur atë si President. Por e kundërta ndodh në Shqipëri, ku Basha nxitoi të përjashtonte Sali Berishën, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë provë apo shkelje ligjore, por vetëm akuza të ngritura nga rivalët politikë, ku u bazua edhe vendimi për shpalljen non grata nga DASH

Një ditë pasi gjykata franceze dha vendimin për dënimin e ish-presidentit Nikolas Sarkozy, Partia Republikane ka reaguar me një njoftim për mediat duke shprehur mbështetje të palëkundur për ish-presidentin.

Me anë të një statusi, Partia Republikane e cilëson krenari figurën e Sarkozy dhe shpreh dëshirën për ta pasur sërish atë si President të Francës. 

“Pas një vendimi gjyqësor, i cili tronditi shumë nga bashkatdhetarët tanë, ne i dëshmojmë Nicolas Sarkozy mbështetjen tonë, si dhe krenarinë tonë të madhe për ta pasur atë si President të Republikës”.

Por teksa në Francë Partia Republikanë shpreh mbështetjen e palëkundur ndaj Sarkozy, edhe pse ai është dënuar me vendim nga gjykata dhe bazuar në prova, e kundërta ndodh në Shqipëri në Partinë Demokratike.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk hezitoi të përjashtonte nga grupi parlamentar liderin historik të së djathtës, Sali Berisha, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, provë apo vendim fajësie. Basha, tentoi distancimin e menjëhershëm të PD-së nga Berisha për shkak të vendimit të DASH për shpalljen “non grata”, edhe pse ky vendim ishte i bazuar në akuzat e ngritura nga rivalët politik dhe OJF-të kundër së djathtës si në Shqipëri po ashtu edhe në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/10/2021 16:03

Keni vendosur të mos botoni komentet. Natën e mirë e mbetshi me shëndet. Mohoni arsyen për të cilën egzistoni.

Shqiptari01/10/2021 14:39

Cfare krahasoni edhe ju? Aq sa mund te krahasohet muti me mjaltin, aq mund te krahasosh edhe Grupin e Bashes (Jo PD) me Republikanet franceze apo me Republikanet amerikane!!! Prandaj thirrja ime eshte: Demokrate! Largohuni dhe distancohuni nga NEVOJTORJA dhe shkoni e bashkohuni tek FOLTORJA!! FOLTORJA e Dr. Bershies e ka tmerruar aq shume Ramen dhe narko-banditet e tij, sa qe ka riaktivizuar te gjithe zagaret e vet mediatike dhe politik per ta paraqitur FOLTOREN vetem si nje rikthim te Dr. Berishes ne drejtimin e Partise Demokratike dhe jo si nje levizje historike per demokratizimin, riorganizimin, rivitalizimin, ribashkimin dhe forcimin e saj per rrezimin e regjimit narko-fashist te satrapit sulltan salepi te Surrelit! FOLTORJA e Dr. Berishes eshte fillimi i rrezimit te regjimit nazisto-kriminal te instaluar ne Shqiperi me mbeshtetjen e SHBA dhe BE!!! FOLTORJA E Dr. Berishes eshte tmerri me i madh i stalinistit Edvin Kristaq Rama dhe haremit te tij!

Daj Jaku01/10/2021 12:19

Çfarë krahasimi banal… Nga njera anë Franca e revoluzioneve, e lirisë, e cila dërgoi Monumentin e Lirisë në USA… nga ana tjetër Lul kaposhi pjellë bastarde e bllokut komunist ku i punonte mami dhe e një xhenerik kamionash spiun i komunizmit, prodhim doc sorosian (që shesin atdheun për pesë aspra). Idenë e lirisë nuk e kanë as në kockë, as në gjak e as në tru familjarisht. 7x7=42. Mendo që edhe Avokat Ngjela Amerikani e ka cilësuar “budalla”.

shqiptar01/10/2021 11:24

Ku eshte leksioni dhe merita ketu per te mbrojtuar nje te denuar me vendim gjykate ??

Shto koment

Denonco