VIDEO/ Soreca flet për zgjatje vetingu/ 'Befason' Manja: Shteti ishte i kapur

VIDEO/ Soreca flet për zgjatje vetingu/ 'Befason' Manja: Shteti ishte i kapur

10:20, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi sot se vetingu duhet të vazhdojë, duke mbështetur kërkesën e mazhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të tij.

Soreca theksoi në një konferencë të mbajtur paraditen e sotme për rolin e institucioneve të drejtësisë, se Kuvendi duhet ta konsultojë këtë propozim me të gjithë aktorët duke shtuar se konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.

“Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të vetingut. Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete të paimagjinueshme, për shembull kemi 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve, përfshirë ish-gjyqtarë të lartë”, ka deklaruar ai.

Kurse ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në konferencën e titulluar “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë” ku të pranishëm ishin dhe anëtarë të medias, tha se reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe se qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë reforme. 

“Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vetingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe modelin e pandëshkueshmërisë. Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Meta01/10/2021 11:26

Po keta ngjajne njesoj mo...

Shaba01/10/2021 10:37

DY BINJAKET SIAMEZE!! POR BINJAK NGA CDO ASPEKT, NGA FIZIKU, NGA SURRATI, NGA KOKA, NGA HAJDUTLLIKU, NGA KORRUPTIMI, NGA MASKARALLIKU, NGA MORALI, NGA QENBIRQENLLIKU, NGA MAFIOZLLIKU, NGA POLITIKA DHE NGA QELLIMI!!!! NUK E BESOJ KURRE QE SORECA TE KETE PUNUAR TEK ZYRA E PERGJITHSHME E PROKURORIT ANTI-MAFIA PER INTERESAT E SHTETIT ITALIAN. BESOJ SE AI KA PUNUAR PER TE KUNDERTEN. NUK KA MUNDESI QE NJE MAFIOZ TE JETE NE ANEN E ANTI-MAFIAS!!! FAKTET PO I TREGON KETU NE SHQIPERI!! SORECA NUK ESHTE NE KRAHUN E ANTI-MAFIAS POR NE KRAHUN E MAFIAS-NDAGHETTAS-ITALO-SHQIPTARE!!! NA E SHPIFEN KETA LYRASHET DHE KELYSHET MAFIOZE QE DERGON BASHKIMI EVROPIAN NE SHQIPERI !!!

Shto koment

Denonco