Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Lumi dhe plepat e Brukës në thertore - lufta që shteti po i bën ligjit!

Lumi dhe plepat e Brukës në thertore - lufta që shteti po i bën ligjit!

09:44, 01/10/2021
A+ Aa A-

Nga Dr. Abdulla Diku, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Plepat e Brukës” janë një pyll breg-lumor i krijuar nga natyra nën kujdesin e banorëve vendas në Laknas. Bashkia Kamëz paska dhënë një leje për ndërtim thertoreje aty, mu në shtratin e lumit.

Pylli, rreth 1.5 ha, është mbrojtur deri tani nga banorët. Ne kemi fare pak raste në Shqipëri kur detyrën që duhet ta bëjë shteti (të mbrojë territorin), e bëjnë vetë banorët.

Shteti, përveçse tërësisht i paaftë të bëjë detyrën minimale ndaj ligjit dhe vetes, iu del kundër edhe banorëve duke mbështetur paligjshmërinë.

Me ligj, ndërtimet nuk lejohen të bëhen në shtratin e lumit, dhe shtrati i lumit nuk është vendi ku është i mbuluar me ujë tani.

Me ligj, nuk lejohet të ndërtohet thertore në një sipërfaqe pyjore, dhe aty është pyll sipas përkufizimeve ligjore, teknike, por edhe ndërkombëtare.

Është gjithçka e paligjshme te lejet që janë dhënë në këtë rast dhe shteti ka në dorë ta shohë me vëmendje dhe të ndëshkojë shkelësit.

Përse një thertore do të ndërtohet buzë lumi?!

Shumë e thjeshtë. Të gjitha mbetjet e thertores do të derdhen në lumë, për të ulur krejt kostot e menaxhimit mjedisor të objektit.  E kemi parë këtë gjë ngado. Kështu do ndodhë edhe në këtë rast.

Sot, shteti nuk duhet t’iu tregojë dhëmbët banorëve, por prangat shkelësve të ligjeve. Ndryshe vazhdon historia “ligjin e bën paraja” dhe shteti e drejtësia janë mallra që shiten e blihen fare lirë në pazar.

Ne jemi vendi me normën më të lartë të shpyllëzimit në Evropë, dhe vetë shteti po i jep një dorë ngado këtij fenomeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/10/2021 10:06

KU ESHTE OPOZITA?? KU MUTIN ESHTE FUTUR OPOZITA?? PSE NUK REAGON OPOZITA E LESHIT?? PSE NUK I MBESHTET BANORET OPOZITA, AMBJENTALISTET DHE SHOQERIA E HAPUR E SOROSIT?? PO SHKULEN PEMET, PYJET O LALI PLEHU??? PSE NUK I MBRON LIGJI BANORET??? KU ESHTE GUVERNATORJA E SHQIPERISE ZNJ. KIMETE?? KU ESHTE SORECA? KESHTU PRITEN PYJET NE VENDET E BE???

Shto koment

Denonco