VIDEO nga SYRI TV/ Spaho braktis Bashën: Ja pse kam vendosur të mbështes 'Foltoren'

VIDEO nga SYRI TV/ Spaho braktis Bashën: Ja pse kam vendosur të mbështes 'Foltoren'

09:26, 01/10/2021
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho, deputet i PD 

PD është në gjendje shumë kritike pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe zhvillimeve të mëvonshme. Bunkerizimi i Partisë është sëmundja më e rëndë që na ka zënë dhe për këtë fajtorë jemi të gjithë, ne që kemi drejtuar edhe më shumë.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti në vendimmarrje dhe veçanërisht dëgjimi i anëtarësisë janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe shpëtuar PD-në.

Janë këto arsyet që më shtyjnë të mbështes dhe marr pjesë në “Foltoren” e organizuar në qytete të ndryshme të vendit.

Unë “Foltoren” nuk e përkrah për emocion, por për idetë, frymën e lirisë që shpërndan dhe kohezionin. PD është aset i çmuar, që më së pari i përket demokratëve të çdo niveli, të cilët duhet të ndihen të përfaqësuar.

Të nderuar miq,

Mandati i tretë në opozitë për fat të keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri, avaz i vjetër”.

Kemi nevojë për një platforme të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe më pas miratohet në organet drejtuese të PD. E njëjta gjë vlen dhe duhet zbatuar edhe për reformat që synohet të ndërmerren.

Në këto kohë të vështira, PD më shumë se gjithçka, ka nevojë për lidership. Lidershipi duhet t’i dalë për zot sfidave, të mbrojë vendimet që merr dhe të jetë në krye të anëtarësisë për t’i çuar ata në fitore.

PD duhet të përmirësojë thellësisht organizimin e saj. Ne nuk mund të kthehemi në pushtet me degë pa kryetarë, me kryetarë pa ushtarë apo me ushtarë të lënë të demoralizuar, të braktisur apo të vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund t’i thërrasim vetëm për zgjedhje të përgjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje të rikonceptojmë marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtare. Për këtë duhet të pranojmë gabimet që kemi bërë vitet e fundit. Miqësia me ta nuk mund të jetë konjukturale apo e interesave të çastit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si pro-amerikane, ka jetuar si e tillë dhe do të jetë edhe në të ardhmen pro-amerikane.

Gjithçka për një PD të bashkuar, të fortë e të hapur për të garantuar fitoren e saj dhe qytetarëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana01/10/2021 17:27

Po ky zv-ja e Lulit bashke me ate tjetrin , ku ishin deri tani qe partine demokratike e paskemi patur aq te semure rende , ku Luli i paska mbytur te gjithe per fjalen e lire ....????!!!! Si nuk paskan patur pike burrnie dhe karakteri politik per ta kundershtuar Lul Bashen , te pakten keta 10 - 15 " trimat " e kryesise , keta qe sot po na " dalin " ne krah te Doktorit ..?! Te gjithe paskan ulur dhe shitur b'then vetem per karriken e deputetit , qe ky " profi " spaho e deshi dhe e mori edhe tani ne moshen e pensionit biologjik ne qarkun e Korçes ....???!!!

Shqiptari01/10/2021 14:47

Thirrja ime e fuqishme eshte: Demokrate! Largohuni dhe distancohuni nga NEVOJTORJA dhe shkoni e bashkohuni tek FOLTORJA!! FOLTORJA e Dr. Bershies e ka tmerruar aq shume Ramen dhe narko-banditet e tij, sa qe ka riaktivizuar te gjithe zagaret e vet mediatike dhe politik per ta paraqitur FOLTOREN vetem si nje rikthim te Dr. Berishes ne drejtimin e Partise Demokratike dhe jo si nje levizje historike per demokratizimin, riorganizimin, rivitalizimin, ribashkimin dhe forcimin e saj per rrezimin e regjimit narko-fashist te satrapit sulltan salepi te Surrelit! FOLTORJA e Dr. Berishes eshte fillimi i rrezimit te regjimit nazisto-kriminal te instaluar ne Shqiperi me mbeshtetjen e SHBA dhe BE!!! FOLTORJA E Dr. Berishes eshte tmerri me i madh i stalinistit Edvin Kristaq Rama dhe haremit te tij! Tmerri i Rames eshte nje Parti Demokratike vertete demokratike! Prandaj ai ka nisur nje fushate tmerri bashke me Patozet, Kadillet, Plehrat dhe karagjozet e banaqeve televizive te paguar dhe te ushqyer nga kockat e narko-pushtetit te tij te korruptuar dhe kriminal, duke i trembur njerezit dhe shoqerine civile me rikthimin e "gogolit" Berisha!!! FOLTORJA eshte themeli i Partise Demokratike si nje parti demokratike perendimore dhe sipas modelit te Partise Republikane amerikane!!! FOLTORJA nuk eshte partia e re e Dr. Berishes, por nje levizje e vertete demokratike e hapur per te gjithe ata qe mendojne, kane parime demokratike, per ata qe enderrojne dhe shpresojne per nje pari demokratike dhe per nje QEVERI dhe SHTET DEMOKRATIK!

DEMOKRATI01/10/2021 11:07

ARTISTI VENDOSI NE LISTEN E DEPUTETEVE TE QARKUT TE KORCES VEGLEN E TIJ TE RROJES SALIJANJIN!! ANTARESIA DEMOKRATE E KORCES E VENDOSI TE FUNDIT NE LISTEN E TYRE TE PREFERUAR TE KANDIDATEVE PER DEPUTET TE QARKUT. NDERSA ARTISTI LULUSH I INJOROI PATURPESISHT DEMOKRATET E KORCES, DUKE E KATAPULTUAR USHTARIN E TIJ NE PRAGUN E FITUESVE!!! SKEMA E ARTISTIT PER PERZGJEDHJEN E KANDIDATEVE ISHTE JO VETEM E GABUAR (ZGJIDHNI CILI NUK BEN!!!!), POR EDHE AJO SKEME U INJORUA NGA VETE BASHA, PA MARRE PARASYSH VULLNETIN E DEMOKRATEVE, DUKE I BERE LISTAT VETE, BASHKE ME RAMEN!!! E VETMJA SKEME E RIORGANIZIMIT, RIMEKEMBJES DHE FORCIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE NE TE GJITHA NIVELET, JANE VETEM PRIMARET E VERTETA!!!

Shqiptari01/10/2021 10:13

TE GJITHE DEMOKRATET E NDERSHEM DUHET TA BRAKTISIN NEVOJTOREN DHE TE MBASHTESIN SA ME PARE FOLTOREN!!! SOT, ME SHUME SE KURRE, ESHTE E DOMOSDOSHME PER TE GJITHE DEMOKRATET, PER SHQIPERINE DHE PER DEMOKRACINE, DUHET TA BRAKTISIN NEVOJTOREN DHE TE MBASHTESIN FOLTOREN!!! NUK KA ME LIDHJE ME DEMOKRACINE LULI NEVOJTORJA! KAUZA E DEMOKRATEVE ESHTE VETEM FOLTORJA!!!

Shto koment

Denonco