Kryeagjenti Edi Rama dhe agjenci, agjenci, agjenci...

Kryeagjenti Edi Rama dhe agjenci, agjenci, agjenci...

08:45, 01/10/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Në fakt Ai nuk është më Kryeministër, por kryeagjent.

Ai nuk qeveris me ministra, por me agjenci. Ministrat janë kukulla. Agjencitë bëjnë çdo gjë. Njësoj edhe me bashkitë. Gjithnjë e më kot janë sepse ka agjenci që marrin vendime për çdo kompetencë të tyre.

Përveç agjencive të njohura mbi ujin, energjinë, mbetjet, lejet e ndërtimit, të kadastrës, të pasurisë minerare, të ajrit, të detit, të automjeteve, të rrugëve, të tenderave, të mediave etj, tashmë po krijohen edhe agjenci të reja.

agjenci për bregdetin;

agjenci për paratë

dhe sigurisht agjenci për propagandën.

Domethënë tokën, ajrin, detin, njeriun, paranë, pasurinë, mendimin e madje edhe fjalën, Ai i menaxhon me agjenci. Të gjitha janë fuqiplotë.

Agjencitë anashkalojnë ministrat dhe të zgjedhurit vendorë pa asnjë problem. Ata janë entitete që funksionojnë vertikalisht me vartësi direkte nga Edi Rama.

Të gjitha agjencitë janë të posaçme dhe funksionojnë me rregulla të posaçme, përjashtimore nga ligjet normative të shtetit.

Shteti i masave të jashtëzakonshme tashmë është ulur këmbëkryq midis nesh. Shteti që nuk njeh e zbaton ligjet normative të veta, por funksionon me ligje masash të posaçme dhe përjashtimore nga normat.

Ky është modeli i shtetit jo demokratik. Me këtë model qeverisi Gjermaninë, Hitleri, fjala vjen. Maßnahmenstaat quhet modeli i këtij shteti.

Edi Rama sot është faktikisht kryeagjenti i Shqipërisë. Kontrollon çdo gjë me agjencitë e tij jashtë rregullave normative të shtetit.

Edhe opozitën politike e ka bërë si agjenci varësie…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/10/2021 11:01

SHUME E DREJTE!! TAMAM NJE SHTET HITLERIAN NE MES TE EVROPES SE SHEKULLIT 21, ME BEKIMIN E SHBA, GJERMANESHAVE MERKEL DHE URSULA VON DER LEYEN DHE DUCISTIT SORECA!!! PD-JA E ARTISTIT LULUSH ESHTE TASHME AGJENSIA PER KONTROLLIN E OPOZITES!!! ARTISTI LULZIM TANI ESHTE PLOTESISHT KUKULLA SOROSIANE E SATRAPIT TE SURRELIT!! SHUME I FSHEHTE PASKA QENE! PRANDAJ QUHET AGJENT!!!

Shto koment

Denonco