Vrasja e efektivit, Sandër Lleshaj: Ngjarje më e rëndë se e Klodian Rashës, shoqëria të ngrihet në protestë

Vrasja e efektivit, Sandër Lleshaj: Ngjarje më e rëndë se e Klodian Rashës, shoqëria të ngrihet në protestë

22:33, 28/09/2021
A+ Aa A-

Vrasja e efektivit të Lezhës, Saimir Hoxha, nga 21 vjeçari Aldi Rama, ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ish-ministri Lleshaj ndihet shumë i revoltuar dhe thotë se ngjarja e sotme është më e rëndë se vrasja e Klodian Rashës.

Lleshaj kërkon që shoqëria duhet të reagojë njësoj siç bëri edhe në muajin dhjetor, pra me protesta.

Po ashtu, Lleshaj tha se nuk di të thotë nëse për këtë ngjarje duhet të ketë dorëheqje apo shkarkime në nivel drejtuesish, siç ndodhi me të, po tha se duhet të ketë një reflektim nga të gjitha palët.

“Ka dy nivele përgjegjësisë, ligjore që u takon organeve përkatëse dhe përgjegjësi morale, kjo është çështje e brendshme që ndjen një lloj përgjegjësie, nuk drejtoj gisht ndaj askujt.

Është një ndër ngjarjet më të rënda, pavarësisht ngjarje që ju i referoheni është shumë e rëndë (vrasja e Klodian Rashës), të cilën drejtësia pjesërisht e ka trajtuar, ende jo plotësisht, por sa i përket goditjes së një efektivi të policisë, vrasjes së tij, kjo është një ngjarje e rëndë, edhe në Kodin Penal trajtohet si një ngjarje e veçantë dhe si e veçantë.

Kërkohet një reflektim i veçantë, nuk mund shkoj dëm gjaku i efektivit të policisë, gjaku i një djali të ri, një babai, një prindi, një anëtari të shoqërisë sonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një situatë që është në radarin e institucioneve, dhe që flasim për një rajon urban, dhe një rajon që nuk është tokë e panjohur, e pa administruar, apo e askujt, me saktë informacion ajo sipërfaqe është në përgjegjësinë e disa autoriteteve, ka shumë autoriteteve, vendore, qendrore, më duhet është zonë e mbrojtur.

Kjo është një ngjarje që të lëvizë dhe të shtyjë për reflektim, nëse atëherë shoqëria reagoi fort, në mënyrë jo proporcionale, edhe kur vitet një punonjës policie shoqëria duhet të reagojë fort, në respekt të atyre që janë në radhët e Policisë, kanë nevojë që të shohin që policia është me ta. Se nga të gjitha trupat e efektivëve, ne kemi humbje vetëm nga punonjës të Policisë”, tha Lleshaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/09/2021 09:54

SI NUK KE TURP DHE GUXON E FLET, O PLEHRA I MUTIT!!!! CFARE PRET TI O QELBËSIRË NË NJË NARKO-SHTET TË KRIMINALIZUAR, TË KORRUPTUAR, HAJDUT, KONDRABANDIST, FASHIST DHE TË QELBUR QË NGA MAJA E DERI NË FUND!! NJË SHTET MAFIOZ KU I NDERSHMI, I PAKORRUPTUARI, I NDËRGJEGJSHMI DHE I AFTI QUHET BUDALLA, IDIOT, QË NUK E NJEH JETË DHE MBETET FUKARA!! NDËRSA NDEROHET RESPEKTOHET MAFIOZI, HAJDUTI, I KORRUPTUARI, SERVILI, QELBANIKU, TRAFIKANTI, MASKARAI DHE MASHTRUESI, I CILI KA ZËNË EDHE KARRIKEN E POLITIKANIT, DEPUTETIT, MINISTRIT DHE KRYEMINISTRIT!!! TË GJITHË TË RINJTË SHQIPTAR TË ARDHMEN E TYRE E SHIKOJNË OSE TEK KORRUPSIONI, VJEDHJE DHE PËRFITIMI NGA NDONJË PUNË NË SHTET, OSE TEK KULTIVIMI DHE TRAFIKIMI I DROGAVE OSE IKJA DHE LARGIMI JASHTË VENDIT!! PËR IRONI TË KËSAJ SITUATE KRIMINALE DHE MAFIOZE QË KA UZURPUAR SHQIPËRINË DHE TË GJITHË SHOQËRINË SHQIPTARE TË SPONZORIZUAR, TË MBËSHTETUR, TË PËRKRAHUR DHE TË AVOKATUAR NGA VETË SHBA, DHE PËR TALLJE BYTHE ME POPULLIN, SOT PO NA FLET PËR PROTESTA TË SHOQËRISË EDHE NJË NGA NDYRËSIRAT DHE QELBËSIRAT E PUSHTETIT DHE TË QEVERISË!!!! SANDËR KIMIKU!!!

Hale29/09/2021 08:05

Shan pordha plencin.

Daku29/09/2021 00:34

O Lleshi, polici u vra per shkak te detyre. Po Klodiani per cfare shkaku u vra, na e shpjego kete, pastaj bej krahasim. Toc

Daj Jaku28/09/2021 23:47

Kush dreqin e bëri gjeneral dhe ministër këtë sorollop injorant gati analfabet. Çfarë mutin don me thanë ky legen kriminel që palloi me gaz serb fëmije, gra e pleq herët në mëngjes pa dalë dita, me atë krahasim të ndyrë. Vrasja e të riut Klodian Rasha që po ikte me vrap, nga një polic kriminel sikurse ministër gjenerali është faqa më e errët e policisë mbas demokracisë, në restaurimin e diktaturës. Askush në botë nuk bën protestë kur bie në krye të detyrës një polic, në luftë me krimin. Ama kur një polic vret pa mëshirë qoftë edhe një kriminel, digjet Amerika nga protestat. Jo më një djalosh gati fëmijë që vritet me një ftohtësi kriminale sepse po vraponte, dhe populli i katandisur dele u ngrit e bëri pak protesta pa djegur as kryeministrin, as ministrin gjeneral e as dretorin e policisë. Ministër gjeneralin e bëri kokë turku Edvin Krimi për të mbrojtur kryetrafikantin Ard Veliu dhe vetveten. Po të ishin shqiptarët francezë apo amerikane, për Klodjan Rashën do kishin hedhur në erë Edvinin pallosh dymetrosh. Sa për largimin e ministrit të brendshëm sot, sikurse ministër gjeneral leshin dje, desha të sqaroj se këtë të sotmin, pallosh kryeministri e ka burrin e gruas o lesh gjenerali, prandaj ainështë i paprekshëm, ndërsa ti ishe një aksident i rastit që u fryve si gjeldeti para Krishtlindjeve, madje edhe me super BMV.

Klodi28/09/2021 23:24

U merzit ky se i ra te jepte doreheqjen, po serish duhet proteste e duhet qe Ministri te jape doreheqjen. Cfare benin policet pa veshje antiplumb, pa shoqerim ne parcela hashashi. Po ketu Ministra dhe Ish Ministra jane verbuar nga korrupsioni dhe nuk jetojne ne realitetin e vendit. Turp per Lleshajn e me radhe deri tek KM qe nuk di akoma se cfare eshte pergjegjesia dhe te jesh sherbetor i popullit.

Shqiptari28/09/2021 23:19

SI NUK KA TURP KY PLEHRA!!! NGRIHUNI NE PROTESTE THOTE LEGENI QE U HIDHTE PROTESTUESVE GAZ LOTSJELLES!!! TE REAGOJE SHOQERIA THOTE KRIMINELI DHE VRASESI GJAKFTOHTE!! PSE TE NGRIHEN SOT NE PROTESTE, MOS VALLE I KA MARRE ME VEHTE GRANATAT ME GAZ LOTSJELLES QE UA DHE VIQIQI, VELLAU I RAMES??? PO HE PRA, PSE NUK I ORGANIZON KY PROTESTAT??? SA MILIONA U VODHI TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM???

altini28/09/2021 23:12

Nuk ka turp që flet ky palo burrë?

Shto koment

Denonco