VIDEO/ Stefan Van Dijk: Sjellja e serbëve në kufi, fëminore! Vuçiç po largon vëmendjen nga problemet reale

VIDEO/ Stefan Van Dijk: Sjellja e serbëve në kufi, fëminore! Vuçiç po largon vëmendjen nga problemet reale

22:24, 28/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari hollandez Stefan Van Dijk i cili jeton në Gjakovë të Kosovës, i ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, ka hedhur dritë mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Stefan Van Dijk ka theksuar se Kosova nuk i ka bërë asgjë më shumë serbëve seç i kanë bërë serbët kosovarëve, por Vuçiç është duke e shfrytëzuar situatën për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale.

Krasta: Si gazetar, ju i shmangni pyetjet politike por unë po insistoj në këto pyetje. Në Facebook, keni vendosur foton e pasaportës së një miku tonin të përbashkët Vinset Vangervenoi, ku pasaporta është shënuar duke u anulluar nga autoritet serbe. Si mendon cila është arsyeja që e kanë bërë këtë autoritet serbe, se duket si një luftë e vogël, por ëshë një çështje që ngre zërin fortë.

Van Dijk: Është e vërtetë sepse herë pas here më vijnë shumë pyetje për Kosovën, idhur me udhëtimin drejt Kosovës. Lind pyetja se a mund të udhëtosh mes Serbisë dhe Kosovës dhe unë nis tu shpjegojë se situata është pak e vështirë për vulosjen e pasaportës, por kur bëhet fjalë për arsyetimin unë e kam të vështirë të shpjegojë se përse serbët veprojnë në këtë mënyrë. Unë them se është diçka thellësisht fëminorë dhe mos u mundoni ta kuptoni. Gjithçka që është duke ndodhur është tërësisht e pakuptimtë.

Krasta: Prania ushtarake në veri të Kosovës, a ja vlenë të analizohet dhe të jemi të shqetësuar, apo janë vetëm sinjale nga pala serbe?

Van Dijk: Vuçiçi është i zemëruar me faktin se tani serbët do duhet të blejnë dokumentin e vlefshëm për 5 ditë dhe do të tërheqë vëmendje me këtë mënyrë.

Atë që ju i keni bërë kosovarëve dhe ata po ju bëjnë ju të njëjtën gjë, por ai po mundohet në një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendje  duke treguar fuqinë ushtarake sepse e di që në këtë mënyrë perëndimi do të reagojë. Media sociale do ta përhapi këtë lajm dhe është një strategji që po funksionon dhe ai e përshkallëzon për ditë situatën dhe përpiqet ta mbajë vëmendjen jashtë problemeve reale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco