Lajmi i fundit

Durrës, arrestohen tre refugjatë me viza falso dhe gjermani që i ndihmoi të kalonin kufirin

Krasniqi: Politikanët tanë luftojnë për pasuri, partitë tona janë hermetike

Krasniqi: Politikanët tanë luftojnë për pasuri, partitë tona janë hermetike

21:26, 28/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin “A Show” me moderatorin Adi Krasta në Syri Tv, foli për zhvillimet politike në vend.

Krasniqi thekson se politikanët shqiptarë luftojnë për pasuri, kurse shton se partitë tona janë hermetike.

“Politikanët tanë luftojnë për pasuri. Partitë tona janë hermetike dhe nuk pranojnë debatin e brendshëm. Pse zgjidhja është që të na thotë se hiqni këtë e hiqni atë, apo të besojmë se ne mund të bëhemi vetë. Ne zgjedhim kryetarin e partisë dhe nuk kemi mekanizma që ta heqim.

Duke qeverisur me turmën kemi ardhur këtu ku jemi. Sot vendimmarrjet i kanë grupet parlamentare, se deputetët kanë imunitet. Debati real duhet të bëhet mes njerëzve që kuptojnë dhe prodhojnë politikë. Ndryshimet në parti nuk vijnë nga revolucioni, por nga mendjet e mençura. Vetëm këtu ndodh që e majta në Kosovë shkon mirë me të djathtën këtu, sepse çdo gjë këtu është raport personal e jo ideologjik”, deklaron Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco